Lobistët e bizneseve gjermane nuk do t’i ndalojnë tarifat ndaj Britanisë. Fatkeqësisht, BMW-ja nuk mund t’i thotë Angela Merkel se çfarë të bëjë
Shumë britanikë të shqetësuar për një dalje të vështirë nga BE-ja po kapen pas një mendimi disi qetësues. Gjermania, vendi më i rëndësishëm në Europë, bën shumë tregti me Britaninë saqë do ta vuante shkëputjen e rrëmujshme të Britanisë nga Bashkimi Europian. Kështu që, edhe nëse vendet si Franca do të duan t’i japin një mësim Britanisë, teoria vazhdon, se prodhuesit e makinave gjermane do të përdorin ndikimin e tyre, për të lëkundur Angela Merkel, kancelaren gjermane, për të lehtësuar negociatat me BE-në.
Pjesa e parë e kësaj teorie është e vërtetë. Britania është partnerja tregtare e pestë më e madhe dhe tregu i tretë më i madh i eksporteve, pas Amerikës dhe Francës. 750 mijë vende punë në Gjermani varen nga këto eksporte, dhe suficiti tregtar i Gjermanisë me Britaninë është i dyti pas atij me Amerikën. Një në pesë makina të prodhuara në Gjermani shiten në Britani, sikurse dhe shumë lëndë kimike, makineri dhe pajisje elektronike. Britania është investitori më i madh i huaj në Gjermani, 2,500 firma gjermane kanë filiale në Britani, duke punësuar rreth 400 mijë njerëz.
Por, pjesa e dytë e teorisë është mjaft e dobët. Mjaft të mendoni se industrialistët bëjnë thirrje për të goditur në Gjermani. Ata kishin ndikim të madh përgjatë viteve 1998-2005, kur kancelar ishte Gerhard Schröder. Firma e tij mbi reformën ekonomike, mbi liberalizimin e tregut “Agenda 2010”, është konceptuar në bashkëpunim me bizneset.
Në të keqen e tyre, qeveria ka vendosur pagën minimum, pension të parakohshëm për disa kategori punonjësish, kuota punësimi për gratë në bordet e korporatave dhe shumë të tjera.
Nën udhëheqjen e Merkelit, gjithsesi, ndikimi ynë është tkurrur, thotë Lutz Goebel, president i lobit përfaqësues të bizneseve familjare, të cilët shumë njerëz mendojnë se janë shtylla kurrizore e ekonomisë gjermane. Lobet e bizneseve kanë humbur shumë beteja vitet e fundit.
Për më tepër, organizatat gjermane të bizneseve pranojnë të ashtuquajturën “përparësi politike”: prioritete kombëtare të vendosura nga qeveria mund të kapërcejnë prioritetet e tyre. Një shembull i fundit është përpjekja e Merkelit për të bindur BE-në që të vendoste sanksione mbi Rusinë pas sulmit të Ukrainës. Një lob pro-rus i quajtur Ost-Ausschuss (Komitet i Europës Lindore) i kundërshtoi sanksionet. Por, Federata e Industrisë Gjermane, një lob edhe më i madh, deklaroi se i pranonte sanksionet si të nevojshme në interesin afatgjatë për të ruajtur rendin ndërkombëtar. Kjo u dha fund dhe polemikave.
Dalja e Britanisë nga BE-ja ngre për diskutim të njëjtat parime, thekson Volker Treier, kreu i tregtisë me jashtë për Shoqërinë Gjermanë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. “Dy zemra po rrahin në kraharor”, thotë ai. Njëra shqetësohet për pasojat ekonomike, që do të ketë dalja e Britanisë nga tregu i përbashkët, ndërsa tjetra shqetësohet për integritetin e këtij tregu.
Kjo thekson faktin se parimi është mbi prodhuesit e makinave. Po, ne kemi ndikim të madh, thotë Matthias Wissmann, presidenti i Shoqërive Gjermane të Industrisë së Automobilave. Por, ne jemi njësoj të interesuar që të mbajmë BE-në të bashkuar në fakt. Britanikët e kanë gabim nëse ata mendojnë se prodhuesit e makinave gjermane interesohen vetëm për të shitur pesë makina më shumë, në vend që të shikojnë në afatgjatë.
Në kontrast me iluzionet e disave në Britani, Merkel ka lobet e saj të biznesit. Ne duhet të paraqesim interesat tonë koherente, tha ajo në një konferencë në Federatën Gjermane të Industrisë. Ajo shtoi se lobet duhet të shmangin presionet ndaj negociatave të cilat rrezikojnë liritë e tregut në katër drejtime, lëvizjen e të mirave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. I pyetur nëse ai ishte dakord me Merkelin, Ulrich Grillo, kreu i Federatës, dha një përgjigje të thjeshtë: “Po”.