Korporata Elektroenergjitike njofton se po monitoron nivelin e ujrave si dhe prurjet 💦në kaskadën e lumit Drin. Niveli i liqenit të Fierzës është 290.4 metra, nga 296 metra që është niveli maksimal. Të dhënat e fundit janë:
Prurjet natyrore totale në kaskadë : 770 m3/s,
-Shkarkimet :454 m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 300m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës
Niveli i liqeneve deri në orën 12 të ditës së premte është si më poshtë :
Fierza 290.41m
Koman 171.06m
Vau i Dejës 73.28m
KESH njofton se Prodhimi i energjisë në të tre Hec-et përmbush totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.