Kërkesat e biznesit

27/03/2020 7:13 PM 1 koment

Dhomat e Tregtisë në Tiranë dhe Durrës kërkojnë pezullim të tatimeve për përballimin e Covid 19, ja të gjitha kërkesat.

Dhomat e Tregtisë dhe industrisë në Tiranë dhe Durrës kërkuan të merren masa për lehtësimin e bizneseve të Qarkut të Durrësit dhe Tiranës për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Duke marrë parasysh situatën e krijuar aktualisht pas përhapjes së virusit Covid-19, shumica e bizneseve të mëdha, shoqërive me kapital të huaj dhe ata të përbashkët që operojnë në Shqipëri po kalojnë në vështirësi operative lidhur me aktivitetin, prezencën fizike të personave përgjegjës dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Në referim të Vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, Nr. 208, datë 10.03.2020 për kufizim të veprimtarive të një pjese të konsiderueshme të punonjësve dhe aktiviteteve, Dhomat e Tregtisë kërkojnë si më poshtë:

punonjësit që do të rrinë në shtëpi për arsye të mbylljes së aktiviteteve, si dhe ata që do të vetëkarantinohen, të trajtohen si të sëmurë dhe të paguhen nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore, për një periudhë të paktën 1-mujore dhe pastaj sipas situatës:

  • Shtyrja e afatit të dorëzimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019, pranë Tatim Taksave;
  • Pezullimi i pagesave fiskale, minimumi për dy muaj dhe pastaj sipas situatës;
  • Pezullimi i interesave dhe kësteve të kredive të Sipërmarrjes private për një periudhë 3-mujore minimalisht;
  • Për të gjitha sipërmarrjet e prekura nga masat e marra të rimbursohen rast pas rasti sipas dëmit të krijuar pas një ekspertize të argumentuar dhe të certifikuar nga ekspertët;
  • Të mos bllokohen llogaritë bankare për efekt të detyrimeve fiskale për afatin e kohëzgjatjes së situatës virale;
  • Të mos ndërpriten energjia elektrike, uji dhe shërbimet e tjera bazike për arsye mospagesash;
  • Të mund të pezullohet me ligj (duke i zeruar të gjitha detyrimet) aktiviteti i subjekteve të pezulluara me urdhër nga qeveria (bar, restorante, palestra, transport publik, etj.)

“Si rezultat i realizimit të këtyre kërkesave, do të kishim një lehtësim e përmirësim të situatës së bizneseve, rikuperimin dhe rifillimin e punës sa më shpejt të jetë e mundur.
Kërkojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve Shtetërore me qëllim që t’u japin qytetarëve mundësinë dhe besimin për rifillimin e jetës, aktivitetit ekonomik të qytetit, si dhe kthimin e gjendjes së jashtëzakonshme në normalitet.

Me besimin se kërkesat tona janë të nevojshme dhe të domosdoshme dhe duke shpresuar që vizioni juaj përputhet me këto kërkesa të biznesit si grup interesi” thuhet ne deklaratën e dhomave.

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Anonymous Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Anonymous
Guest
Anonymous

BRAVO
NOT REALLY