Është publikuar raporti “Vlerësimi i llogaridhënies financiare dhe shpenzimeve publike për Kosovën”, nga zyra e BE-së, ku u tha se Kosova ka shënuar progres në këtë drejtim, mirëpo mbetet rekomandim saktësia në ekzekutimin e buxhetit për institucionet e vendit.
Cristof Stock nga zyra e BE-së në Kosovë, tha se për hartimin e këtij raporti janë angazhuar dhe kanë punuar shumë institucione dhe akterë të ndrysëm, derisa sot raporti është finalizuar dhe i paraqet disa nga gjetjet e tij.
Kurse, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se raportit të sotëm i kanë parapri disa vlerësime të mëparshme të cilat janë ndihmuar nga BE dhe USAID-i në Kosovë.
Gjatë publikimit të raportit, udhëheqësi i ekipit për hartimin e tij, Peter Fairman e ka prezantuar raportin në detaje, ku i ka paraqitur të gjitha zhvillimet dhe arritjet në këtë drejtim./KosovaPress/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.