Niveli aktual në liqenin e Fierzës është rreth 290.5m, rreth 6 m më pak se niveli maksimal i lejuar…
“Në lidhje me situatën hidrike dhe import-eksportin e realizuar nga KESH sha, kompania ka sqaruar se “Përmirësimet hidrike të ditëve të fundit kanë mundësuar anulimin e importit të energjisë elektrike për periudhën 21-31 maj 2014. Ky veprim u bë në përputhje me procedurat e miratuara nga ERE për blerjen e energjisë si dhe mbështetur në njoftimin paraprak të publikuar në ftesën për ofertë, realizuar në datën 24 Prill 2014.”
Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KESH sha nuk është realizuar as eksport energjie dhe as shkëmbim energjie, as me Kosoveë dhe as me ndonjë vend tjetër. Kjo për arsyje të mos pasjes së prodhimit të nevojshëm, të lejuar, për të realizuar eksport.
Niveli aktual në liqenin e Fierzës është rreth 290.5m, rreth 6 m më pak se niveli maksimal i lejuar.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.