KESH: Situata në hidrocentrale nën kontroll

10/01/2021 10:28 AM 0 komente

Korporata Elektroenergjitike njofton se vijon orë pas ore të monitorojë nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.

Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve të dielën paradite paraqitet si më poshtë:

Fierza 282.71 m

Koman 172.82m

Vau i Dejës 75.02 m

Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 1920 m3/s.

Shkarkimet nga vetëm njëra portë e HEC Vau i Dejës arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200 m3/s. Kjo sasi shkarkimesh nuk ka impakt në nivelin e ujërave në kanalin e shkarkimit si dhe në zonat e nën Shkodrës.

Problematike situata në Shkodër

Prefektura Shkodër njofton se vazhdon të jetë e përkeqësuar situata e krijuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Qarkun e Shkodrës. Nga dje me sot rezulton një rritje prej 10 cm në lumin Drin dhe Bunë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 880 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

Bashkia e Shkodrës duke parë situatën që po përkeqësohet ka bërë lajmërimin e hershëm për banorët që rrezikohen nga përmbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of