Këshill rajonal për konkurrueshmërinë, platforma që do lidhë virtualisht të rinjtë e rajonit

21/02/2020 12:43 PM 0 komente

Akseleratori për Inovacionin dhe Konkurrueshmërinë është një investim i rëndësishëm për vendet që aspirojnë integrimin në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti të organizuar nga Këshilli i Bashkimit Rajonal dhe Forumit Ekonomik Botëror deklaroi se është e rëndësishme që të gjitha vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë së bashku në përshpejtimin e inovacionit dhe konkurrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor. Rama u ndal në hapa konkret.

“Ne na nevojitet një platformë në mënyrë që ti sjellim së bashku këta fëmijë, na duhet t’i themi këtyre fëmijëve që iu nuk jeni vetëm, na nevojitet një platformë e re për të promovuar  sukseset që kanë arritur ata dhe  për ti ngritur ata në një nivel të ri  dhe për tua bërë jetën më të këndshme për shkak të talentit që ata kanë.

Së pari, Kjo platformë do të ketë ndikim në një mënyrë shumë të rëndësishme në cilësinë e ndërveprimit dhe e dialogut në me të gjithëve ne, duke adresuar thjesht jo vetëm temat klasike, por duke i adresuar ato në një formë jo tradicionale

Së dyti, është një mundësi e mrekullueshme për të krijuar një qendër koordinimi  nëpërmjet rrjeteve  të dijeve për ndryshime strukturore, të cilat janë të nevojshme  në mënyrë për të krijuar hapësirat e duhura  në shtetet dhe organizatat për këtë fluks produkti.

Së treti, duke krijuar një këshill rajonal për konkurrueshmërinë ne nuk do të adresojmë thjesht  vetëm të ardhmen e vet akseleratorët, por do të adresojmë dhe rezultatet që do të vijnë nga akseleratori, për tregjet tona dhe për institucionet tona. Dhe do të sigurohemi që do të kemi edhe mjete shtesë që të kemi një bashkëpunim të specializuar në fushat e ekonomisë

Dhe së fundi, kemi sigurinë kibernetike, kjo është një sfidë për të gjithë, një sfidë që s’mund të kalohet vetëm dhe e ndarë me njeri-tjetrin. Nuk mund të përballohet vetëm. Unë e di që është një sfidë edhe për Europën, për BE, por fakti që Evropa po punon drejt kësaj çështje  është një arsye shumë e rëndësishme që edhe ne rajonin tonë të fillojmë të punojmë për këtë çështje dhe të punojmë paralelisht. Sigurisht integrimi në Bashkimin Europian është një proces që bazohet mbi merita për secilin vend por dhe konceptimi që po na del nga qasja e re, që Europa si union do të jetë shumë herë më e lidhur me kapacitetet tona për të ndërvepruar me të tjerët. Dhe sa më shumë që ne ti japim BE shembuj të ndërveprimeve tona të suksesshme, në fakt akseleratori po ndodh këtu dhe ende nuk ka ndodhur ën Bashkimin Europian, aq më shumë BASHKIMI Europian do ta respektojë përpjekjet tona individuale”.

Kryeministri u ndal edhe te rëndësia e PPP-ve në identifikimin dhe mbështetjen e iniciativave të reja.

“Forumi Ekonomik Botëror e ka tashmë në axhendën e tij revolucionin industrial, ky është një avantazh që kësaj herë do të ndodh në çdo vend, s’ka rëndësi nëse ky vend është i varfër apo i pasur , i vogël apo i madh, i zhvilluar apo më pak i zhvilluar nëpërmjet mundësive për të bërë këto kapërcime të cilat nga vijnë vetëm nga teknologjia.

Do të zhvillojmë tre takime njëri pas tjetri  dhe në fund kemi rënë dakord që do të mblidhemi së bashku me mbështetjen e Forumit Ekonomik Botëror dhe të fillojmë me akselaratorin për inovacionin dhe konkurrueshmërinë. Nuk është një ndërtesë  është një investim I drejtpërdrejtë  në diçka që ne mund ta prekim dhe të themi ja ku është. Është një hapësirë e mendjeve dhe synimeve  dhe sigurisht e bashkëpunimit për të krijuar rrjete dhe për tu siguruar që në sektorin jotradicional që është teknologjia e re  ne t’ia dalim mbanë me sukses  për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm për ekonomitë tona. Unë  di që nëse do të thoja PPP, unë e di që menjëherë do të kem shumë njerëz që do të fillojnë të bëjnë zhurmë ose do të fillojnë ta politizojnë çështjen për hir të luftërave ose analizave që do të behën për hir të kontradiktave dhe që asnjëherë nuk kanë treguar një vullnet për të treguar  se sa e natyrshme dhe e rëndësishme është që ti kemi PPP si pjesë e përpjekjeve tonë të përgjithshme. PPP janë ato që do të mbështesin fuqishëm  të gjithë në identifikimin  dhe duke na shtyrë me tej përpara  për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa të reja për start-up-et dhe ndërkohë që jemi duke jetuar në një botë tradicionale, duke pasur parasysh median dhe politikën tradicionale, ne po shohim edhe median e re si një burim shqetësues të lajmeve të rreme”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of