Këshilla nga Napoleon Bonaparti për drejtuesit dhe sipërmarrësit

21/08/2019 3:46 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Me rastin e 250-vjetorit të lindjes së Napoleon Bonapartit, 15 gusht 1769 – 15 gusht 2019, publikohet libri “Napoleon the Communicator: Thinking with the mind of the winner”, i autorit Roberto Race.

Napoleon Bonaparti është një personalitet kaq i gjithanshëm. Një ndër karakteristikat që thekson gazetari dhe konsulenti për strategjinë dhe reputacionin e korporatave Roberto Race, është aftësia e pakrahasueshme për të komunikuar me opinionin publik.

Në një intervistë, Race rendit disa këshilla për sipërmarrësit që dalin nga strategjitë e Napoleonit.

Përse e krahasoni Napoleon Bonapartin me një sipërmarrës?

Napoleoni për të cilin shkruaj në këtë libër të sjell ndër mend ata liderë që dinë të motivojnë dhe të përfshijnë bashkëpunëtorët e tyre, duke i bërë ata pjesëmarrës në sfidat që duhet të përballin së bashku.

Ajo që, për Napoleonin është fusha e betejës, për sipërmarrësin dhe drejtuesin janë fabrika dhe tregu, ku vetëm ai që e di se ç’do të thotë të jesh në vijën e parë mund të japë urdhra dhe të dëgjohet. Ky është një identikit klasik i atij që sot e konsiderojmë një sipërmarrës i suksesshëm.

Napoleoni ishte më shumë një lider apo një drejtues?

Ashtu si shumë liderë, Napoleoni e di se është më e rëndësishme të kesh autoritet se të jesh autoritar. Napoleoni, në mënyrën e vet, me gjithë kontradiktat dhe paqartësitë, të cilat në të njëjtën kohë e bëjnë në fund edhe “diktator” dhe bartës i së drejtës së re që lindi nga Revolucioni Francez, bart edhe disa vlera të cilat mungojnë shpesh në mesin e drejtuesve dhe politikanëve sot në Europë.

Napoleoni e di mirë që “nuk mund ta udhëheqësh një popull nëse nuk i tregoni në të ardhme”. Besoj se rileximi i Napoleonit në këtë prizëm mund të nxisë rizbulimin e aspekteve të figurës së tij të cilat janë shumë aktuale sot.

Napoleoni ishte një udhëheqës modern, kështu që…

Detyra kryesore e drejtuesve të mëdhenj është të parashikosh dhe të drejtosh kohërat. Në këtë rast, ne po flasim për markën, për markën në shërbim të një ideje. Ikona që shpesh ishin funksionale për të rritur kultin e personalitetit.

Por në këtë pikë duhet të bëjmë kujdes. Përkujdesi për veten, i dëshmuar nën profile të ndryshme nga aftësia për t’u promovuar i Napoleonit, nuk shërbente për të shënjuar distanca të paarritshme. Napoleoni, më shumë se sa një Zot, dëshironte të ishte një superhero, i angazhuar vazhdimisht për të përfshirë dhe për të motivuar bashkëpunëtorët e tij.

Napoleoni ishte një motivues…

Para tij, ushtria ishte thjesht mish për t’u ngrënë. Në të vërtetë, edhe në kohën kur drejtonte Napoleoni, ushtria mbeti e tillë, por e fisnikëruar nga prestigji dhe nderimet, me përfshirjen e meritokracisë dhe promovimit për trimërinë e treguar në fushëbetejë edhe të atyre që nuk mund të krahasoheshin me figura të shquara. Napoleoni fliste konkretisht me ushtarët e tij. Ecja në mes të trupave të ushtarëve para triumfit në Austerlitz, siguria se në rast vështirësish do ta shihnin në radhë të parë duke luftuar, përkthehej në një mesazh të thjeshtë por karizmatik: “Mos harroni se do të jem gjithnjë një prej jush”.

Një karakteristikë e Napoleonit të cilën drejtuesit duhet ta kenë parasysh…

Si një burrë shteti, Napoleoni jep një shembull të mrekullueshëm për mënyrën se si e realizon vizionin, si në rastin kur bëhet fjalë për një vend apo një grup biznesi. Si Konsull i Parë, ai hartoi një plan, me një rezultat të suksesshëm, për rimëkëmbjen financiare në 5 vjet të 36 mijë komunave franceze. Më pas përcaktoi një objektiv 10-vjeçar, kur gjatë kësaj periudhe komunat do të duhet ta përmbushnin me sukses. Përdori tregues për të kontrolluar hapat. Edhe nëse një menaxher nuk është gjithnjë në gjendje të krijojë një vizion, ai duhet megjithatë ta kuptojë dhe ta artikulojë atë: mënyra e vetme për t’ua komunikuar bashkëpunëtorëve dhe palëve të interesuara, është ta bëjë të mundur.

Cilat janë këshillat për jetën e përditshme të sipërmarrësit?

Sipërmarrësi, ashtu si drejtuesi, duhet të ndërthurë kujdesin për detajet me kapacitetin në të ardhmen, nëse është e rëndësishme për ndjekjen e strategjive dhe zbatimin e programeve të tij. Dita e zakonshme e Napoleonit – leximi i postës, vlerësimi i problemeve, verifikimi i ngjarjeve, analiza e shënimeve dhe raporteve, marrja e vendimeve në lidhje me veprimet që duheshin ndërmarrë – nuk ndryshon shumë nga ajo e një drejtuesi të kohërave të sotme dhe përfaqëson një model për t’u ndjekur.

Përpara çdo beteje, Napoleoni analizonte terrenin, dokumentonte betejat në të njëjtën zonë, ose me të njëjtët gjeneralë në të shkuarën, analizonte çdo rrezik të mundshëm, dizavantazh apo rrezik. Planifikonte, por në të njëjtën kohë ishte i vetëdijshëm për nevojën për të riprojektuar vazhdimisht metodat e tij, në qeverisjen e perandorisë. Ndër të tjera, informacioni në kohë favorizon fleksibilitetin, një tjetër armë fituese e sipërmarrjeve moderne. Napoleoni thoshte se nuk ka rregulla të thjeshta dhe të pagabueshme. Çdo gjë varet nga planet e gjeneralit në detyrë, nga kushtet në të cilat ndodheshin trupat, nga stina gjatë së cilës zhvillohej beteja dhe nga mijëra rrethana të tjera. Të gjitha këto duhen marrë parasysh jo vetëm në fushën e betejës por edhe në menaxhimin e marrëdhënieve të saj institucionale.

Napoleoni mbetet një model ende aktual…

Ne mund të mësojmë ende kaq shumë sot nga perandori. Madhe edhe mënyra se si pësoi disfatë kontribuoi në glorifikimin e tij pas vdekjes, duke diktuar Memorie a Las Cases. Nga ana tjetër, nëse trashëgimia e tij nuk do të ishte aq aktuale nuk do të shpjegohej përhapja e vazhdueshme e mitit të Napoleonit në të gjithë botën…

 

Këshilla nga Napoleon Bonaparti drejtuar sipërmarrësve

1.“Njerëzit duhet të qeverisen ashtu siç dëshiron shumica”. Në atë kohë nuk zhvilloheshin sondazhe, por libri zbulon rëndësinë e opinionit publik.

2.“Politika e mirë duhet t’i bëjë të besojnë popujt se janë të lirë”.

3.“Rroftë Perandori” thonë njëzëri ushtarët para betejës së Austerlitz. Për t’i motivuar, Napoleoni ecën mes trupave të ushtarëve dhe u shpjegon mënyrën se si t’i fusin në kurth rusët dhe aleatët e tyre. I veshur njësoj si ushtarët e tij, Napoleoni duket sikur iu thotë “jam njëri prej jush”. Pikërisht ndarja e objektivave e bën shpesh një drejtues të suksesshëm.

4.“Humbja e kohës është e pariparueshme në luftë”.

5.Marrja në kohë e informacioneve “të ndjeshme” është vendimtare për kompanitë e kohërave të sotme.

6.“Dëgjoni intuitën”. Intuita është asi nën mëngë në momentet kur është e nevojshme vlerësimi i shpejtë dhe i plotë i një situate emergjente. Është procesi i një analize të shpejtë i elementeve të veçanta të një problemi, i cili zhvillohet në atë mënyrë që ne do të përcaktonim në mënyrë të pavetëdijshme dhe do të projektonim zgjidhjen.

7.“Shpërblime sipas meritës”. Meritokracioa sipas formatit të Napoleonit mbështetet gjithashtu në përparimin në karrierë, mirënjohjet publike në fushën e betejës, për të treguar se sa rëndësi i jep drejtuesi vlerës së shfaqur të bashkëpunëtorëve.

 

Marrë me shkurtime Forbes Italia

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of