Me zhvillimet e shpejta që kanë marrë tregjet telematike dhe informatika, po gjen gjithmonë e më shumë hapësirë investimi me anë të internetit apo të postës elektronike.
Nuk ka ende në Shqipëri një sistem të ngritur të tregtimit në internet apo në postën elektronike dhe kuptohet as AMF nuk ka një strukturë mbrojtëse për këtë lloj investimi. Megjithatë është rasti të kujtojmë në këto raste investimi se:
– Të jetë plotësisht i verifikueshëm subjekti që ofron shërbimet e investimit, adresat e dhëna në internet (telefon, faks dhe vendndodhja) të korrespondojnë saktësisht me ato reale të
subjektit.
– Në bazë të karakteristikave teknike, interneti funksionon në nivel ndërkombëtar, pra investitorët që do të duan të investojnë në të duhet të gjejnë në fillim vendin e origjinës që e ka licencuar subjektin për të kryer këtë aktivitet dhe më pas hollësitë e tjera. Një adresë ku janë të regjistruar pothuaj të gjitha autoritetet, e vendeve të ndryshme, që mbikëqyrin tregun (Komisionet e Letrave me Vlerë) nga të cilët mund të merret informacion i saktë është: www.iosco.org.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.