Mbi këtë temë ka shumë për të shkruar. Njerëzve u pëlqen të japin këshilla karrierë dhe shumë prej nesh i pëlqen që t’i dëgjojnë ato dhe madje disa i marrin në konsideratë, sidomos kur janë në hapat e parë të karrierës së tyre.
Por nganjëherë, këto këshilla edhe pse të thëna me qëllim të mirë, mund të na çojnë në rrugë të gabuar. Më poshtë do të lexoni disa nga këshillat më të këqija të karrierës dhe si të veproni:
Mos u ndjeni dhe ulni kokën.
Kur fillova karrierën time, njerëzit në mënyrë të përsëritur më thoshin se për të ecur përpara, duhet të bësh punën dhe pastaj rrjedhimisht do të vinin shpërblimet dhe vlerësimet. Dhe ndërsa po të njëjtët persona që ma dhanë mua këtë këshillë më shpesh nuk e ndiqnin për veten sesa e ndiqnin, duke pritur në heshtje që shefi im të më vlerësonte punën time, u zhgënjeva dhe u mbusha me shumë inat.
Shefi juaj nuk mund të lexojë mendjen tuaj dhe as nuk ka kohën në dispozicion për të parë ecurinë e çdo personi individualisht. Nëse doni që t’i bini atij në sy, atëherë zëri juaj duhet të dëgjohet dhe juve nuk duhet t’ju vijë aspak turp për të treguar punët tuaja. Kjo nuk do të thotë absolutisht që ju duhet të ankoheni që nuk jeni ngritur në detyrë, por ju duhet të komunikoni më të për ta mbajtur të përditësuar mbi projektet tuaja të reja, rezultatet për të cilat jeni përgjegjës dhe si i keni zgjidhur problemet dhe vështirësitë e shumta me të cilat mund të jeni ndeshur.
E vetmja mënyrë për të ecur përpara është _____.
Rrugëtimi i karrierës nuk është i njëjtë për të gjithë dhe shumë rrallë ka vetëm një rrugë drejt suksesit. Ajo çka është e rëndësishme për këtë këshillë është se ju nuk duhet të keni absolutisht aspak frikë për të ndryshuar rrugë dhe për të ndjekur atë rrugë që mendoni se ju përshtatet më shumë dhe se është e duhura për ju.
Shpeshherë bëhet edhe një gabim shumë i madh në këtë drejtim sepse jo gjithmonë rrugëtimi i karrierës duhet të jetë linear më të qenët i suksesshëm. Mund të na ndodhë të gjithëve që gjatë rrugëtimit të karrierës sonë tonë të ndjekim rrugë dhe të përqafojmë mundësi që janë më të përshtatshme për ne. / Forbes