Këtë javë do të realizohen 71 fluturime në Aeroportin e Prishtinës

11/02/2021 1:13 PM 0 komente

Deri në fund të javës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pritet të vijnë 71 fluturime.

“Nga data 1 – 7 shkurt kemi pasur 85 fluturime në ardhje, ndërsa nga data 8 – 14 shkurt priten të realizohen 71 fluturime në ardhje”,  kanë bërë me dije nga aeroporti.

Si pasojë e pandemisë COVID-19, ANP “Adem Jashari” gjatë vitit 2020 ka pasur mbi 1.2 milionë udhëtarë më pak. Sipas ANP-së, vitit e kaluar janë realizuar 8 mijë e 878 fluturime më pak.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri total i udhëtarëve ishte 2,369,767. Sa i përket numrit të fluturime janë realizuar 8,472 fluturime apo 8,878 fluturime më pak se sa në vitin 2019 ku numri total i fluturimeve ishte 17,350”.

Destinacionet më të shërbyera gjatë vitit të kaluar kanë qenë, Zvicra me 41.41%, Gjermania me 31.87%, Turqia 13.14%, Austria me 5.10%, Britania e Madhe me 3.53%, Suedia me 1.74% dhe Belgjika me 1.42%.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of