Deri në fund të javës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pritet të vijnë 71 fluturime.
“Nga data 1 – 7 shkurt kemi pasur 85 fluturime në ardhje, ndërsa nga data 8 – 14 shkurt priten të realizohen 71 fluturime në ardhje”, kanë bërë me dije nga aeroporti.
Si pasojë e pandemisë COVID-19, ANP “Adem Jashari” gjatë vitit 2020 ka pasur mbi 1.2 milionë udhëtarë më pak. Sipas ANP-së, vitit e kaluar janë realizuar 8 mijë e 878 fluturime më pak.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri total i udhëtarëve ishte 2,369,767. Sa i përket numrit të fluturime janë realizuar 8,472 fluturime apo 8,878 fluturime më pak se sa në vitin 2019 ku numri total i fluturimeve ishte 17,350”.
Destinacionet më të shërbyera gjatë vitit të kaluar kanë qenë, Zvicra me 41.41%, Gjermania me 31.87%, Turqia 13.14%, Austria me 5.10%, Britania e Madhe me 3.53%, Suedia me 1.74% dhe Belgjika me 1.42%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.