Kjo do të jetë një javë me takime intensive dhe me rëndësi për investitorët dhe ecurinë e tregjeve.
Këtë javë të gjithë sytë do të jenë tek mbledhja dy ditore e bordit të Rezervës Federale. Ndërhyrja e Dhjetorit, që shënonte ndryshimin e kursit të politikave monetare pas 8 vitesh, mbetet ende e izoluar. Dy takimet e ardhshme të Rezervës Federale Amerikane nuk sollën asnjë vendim, pavarësisht angazhimit për të normalizuar gradualisht normat e interesit. Por tashmë, çështja po mbetet pezull. Njoftimi i Rezervës Federale pritet që të shpallet nesër dhe në axhendë nuk rezulton konferenca e Yellen.
Megjithatë, ekspertët nuk presin ndërhyrje të mëtejshme në normat e interest. Por, një tjetër event i rëndësisë së madhe për ecurinë e tregjeve këtë javë do të jetë vendimi i Bankës së Japonisë ditën e enjte. Guvernatori Kuroda, pak ditë më parë sinjalizoi se do të ketë ndërhyrje dhe ekspertët flasin për një përqafim të normave negative të interest mbi depozitat.
Ndërkohë, ditën e premte Eurostat pritet të publikojë të dhënat e para për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit gjatë tre muajve të parë të vitit.