Flet z. Christian Canacaris, drejtor i Raiffeisen Bank
Cilat janë pritshmëritë për sistemin bankar dhe bankën tuaj për vitin 2017?
Ne jemi mjaft pozitivë, duke marrë parasysh edhe faktin që këtë vit do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme elektorale. Duke qenë se rritja e GDP pritet të jetë afër 4%, mendoj se ky fakt do të na japë më shumë mundësi ne si bankë dhe sistemit bankar në përgjithësi.
Si e prisni ecurinë e kreditimit dhe NPL-ve për sistemin bankar dhe bankën tuaj në 2017-n?
Mendoj se kjo lidhet me rritjen e GDP-së që përmenda më sipër, që do të thotë se do të ketë rritje të kredisë, si rezultat i rritjes së GDP-së.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në një intervistë të fundit për “Monitor”, ka shprehur shqetësimin për nivelin e lartë të euroizimit të vendit dhe ka deklaruar se po hartojnë një plan së bashku me Ministrinë e Financave për të dekurajuar përdorimin e euros. Po ju, sa problematik e shikoni euroizimin dhe çfarë masash propozoni për të ulur përdorimin e euros në vend?
Mendoj se kur përdoret një monedhë e ndryshme nga ajo e vendit, ka një risk nga kursi i këmbimit, të cilin klientët ndonjëherë nuk e marrin parasysh, veçanërisht kur kemi të bëjmë me një monedhë të fortë dhe të qëndrueshme siç është Leku. Iniciativat që promovojnë Lekun janë gjithmonë të mirëpritura.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.