Këto janë tri shtetet e fuqishme që kryesojnë me investime në Kosovë

07/01/2020 9:59 AM 0 komente

Gjatë vitit që kemi lanë pas investimet e huaja direkte në Kosovë kanë shënuar rritje.  Kurse,  Gjermania është shteti i parë që ka investuar në Kosovë me  53.4 milionë euro, pasuar nga Zvicra me 41.2 milionë euro, SHBA-të me 27.9 milionë euro. Të gjitha të hyrat nga investime huaja llogaritet të jenë  në vlerën prej 199.2 milionë euro.  Ndërkaq,  njohësi i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa,  ka thënë se Kosova duhet t’i rrisë investimet në 700 milionë euro.

 

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sa i përket origjinës së Investimeve të huaja direkte (IHD), Gjermania paraqet vendin e parë prej nga kanë ardhur më së shumti IHD, 53.4 milionë euro, pasuar nga Zvicra me 41.2 milionë euro, SHBA-të me 27.9 milionë euro.

“Rëndësia ishte ai i shërbimeve financiare ku niveli i IHD-ve ishte 24.3 milionë euro (-10.5 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018)”, ka njoftuar BQK-ja.

Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 199.2 milionë euro duke shënuar rritje prej 22.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018.

“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 161.0 milionë euro dhe shënoj rritje prej 2.1 për qind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 38.2 milionë euro (4.4 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018). Niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (150.8 milionë euro) dhe krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018 kishte rënie për 1.1 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.

Ditë me parë njohësi i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa, ka thënë se  Kosova duhet t’i rrisë investimet në 700 milionë euro.

Mustafa, ka theksuar se rritja e tashme ekonomike rreth 4%, sado që shumë e quajnë solide për Kosovën, nuk është e mjaftueshme. “

Për të marrë drejtimin e duhur, duhet fuqizuar forcat e brendshme zhvillimore dhe promovuar e zbatuar politika që rritin ofertën e vendore të produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kjo kërkon një rritje te investimeve publike për nja 200 milionë Euro dhe një rritje të investimeve private 500 – 700 milionë euro në vit”.

Eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka thënë se zhvillimi ekonomik duhet të mbetet prioritet për Qeverinë e re të Kosovës edhe në vitin 2020.

Mustafa ka thënë se rritja e tashme ekonomike rreth 4 % nuk është e mjaftueshme.

Në shkrimin e bërë në Facebook, ai ka thënë se për marrë drejtimin e duhur duhet fuqizuar forcat e brendshme zhvillimore dhe promovuar e zbatuar politika që rritin ofertën e vendore të produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport.

“Marrja e një rruge zhvillimi ekonomik me ritme më të shpejta çfarë i duhet Kosovës mbetet edhe në vitin 2020 është çështja me me rendësi. Rritja e tashme ekonomike rreth 4% sado që shume e quajnë solide nuk është e mjaftueshme. Ky ritëm i rritjes ekonomike jo vetëm që është me tepër një rritje nga inicioni i disa faktorëve që lidhen me stadin zhvillimor dhe disa faktorë qe vijnë nga jashtë, por është e brishtë dhe jo e qëndrueshme. Për të marrë drejtimin e duhur duhen fuqizuar forcat e brendshme zhvillimore dhe promovuar e zbatuar politika që rritin ofertën e vendore të produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kjo kërkon një rritje të investimeve publike për nja 200 milionë euro dhe një rritje të investimeve private 500 – 700 milionë në vit”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of