Në një prej rrugicave të ngushta me ndërtesa me mure të verdha, ndodhet një lokal i vogël, Ki’bok, ku shërbehet një prej kafeve me shijen më të mirë në të gjithë botën.
Ky lokal i vogël, por i njohur nga një numër i madh turistësh nga e gjithë bota, emri i të cilit do të thotë “aromat e mira” në gjuhën Maja, është i mbushur me një numër të madh turistësh por edhe vendasish.
Shpesh radha e tyre është shumë e gjatë dhe fillon që në krye të rrugicës përpara lokalit.
Lokali ndodhet në San Miguel de Allende, një qytet i vogël në qendër të Meksikës. I krijuar në shekullin e 16-të, qyteti i njohur për arkitekturën e tij të mahnitshme të stilit barok dhe neoklasik, të njohur edhe nga UNESCO, njihet mbi të gjitha edhe për kafenë e tij gurme.
Por pse kafeja e San Miguel-it konsiderohet si një prej më të mirave në botë? Tre janë faktorët që ndikojnë: burimi, përgatitja dhe krenaria.
Ne besojmë shumë në cilësinë që duhet të ketë fara e bimës, e cila duhet te jetë shumë e mirë, shprehet një prej pronarëve të fermës së vogël në Tlaxiaco, Oaxaca, nga e cila furnizohet edhe lokali Ki’bok.
“Bima e mirë, ekstraktimi në mënyrën e duhur dhe rezultatet e mira”, janë filozofia që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në reputacionin shumë të mirë të San Miguel-it sa i takon kafese.
Sado i mirë të jetë produkti, nëse ai nuk trajtohet në mënyrën e duhur, atëherë rezultet nuk do të jenë aspak të mira. Baristat në lokalin Ki’bok kujdesen për çdo filxhan kafeje që ata bëjnë, duke qenë shumë të kujdesshëm për temperaturën në të cilën ata e bluajnë kafene përapra se ta përgatisin.