Një qytet i gjallë, me sheshe të mbushura me të rinj dhe lokale bohemianë
Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, është një qytet i gjithi për t’u zbuluar. Përveçse është në zemër të këtij vendi të madh, një është një ndër vendet më mikpritës dhe magjepsës në Europë. Metropoli ka ndryshuar mjaft në vitet e fundit… Qyteti është shndërruar në një qendër të modës dhe jetës së natës…
Sipas klasifikimit në dhjetor të vitit 2018 nga Lonely Planet, Kievi renditet në vend të tretë ndër dhjetë kryeqytetet europiane për shopping, ashtu siç dëshmon dhe Lavina Mall, një qendër tregtare luksoze e jashtëzakonshme prej 179.000 metrash katrorë.
Lokale trendy – Kohët e fundit, në Kiev janë hapur shumë lokale trendy në rrugët e mbushura me njerëz të qendrës së qytetit, në oborret e fshehura apo në qendra arti si Pinchuk Art Centre, ku ndodhet One Love Espresso Bar, një ndër baret më në modë, i famshëm për panoramën që ofron dhe dizajnin minimalist.
Pinchuk Art Centre, i përuruar në vitin 2016, ka një koleksion të konsiderueshëm privat dhe është një ndër qendrat më të mëdha dhe dinamike të artit bashkëkohor në Europë.
Tour enograstronomik – Vendi ideal për një tour enogastronomik mes shijeve ukrainase është Bessarabsky Rynok, tregu më i madh dhe më i famshëm në qytet, i cili ndodhet në një ndërtesë mbresëlënëse dhe elegante në stilin Art Nouveau. Tregu është pikë referimi për të blerë në qendër të Kievit dhe brenda saj janë ndër disa restorantet dhe baret më të famshme si Vyetnamskiy Privet, një restorant i këndshëm oriental, apo Prosciutteria Wine & Deli një restorant i rafinuar që shërben produkte vendase ukrainase, frymëzuar nga tradita e kuzhinës italiane.
Katedralet luksoze – Nëse jeni nga ata që dëshironi të bëni një shopping tradicional dhe të rafinuar, një ndër vendet më të bukura të qytetit ku mund të shëtisin duke zbuluar bare të vjetra, restorante tradicionale, galeri arti dhe punishte artizanësh është Andriyivsky Uzviz. Bëhet fjalë për një rrugë të pjerrët me kalldrëm, e cila kulmon në majë të kodrës ku ndodhet Katedralja e Shën Andreas me kupolat e saj në blu dhe në ngjyrë të artë, të cilat i mahnisin vizitorët me bukurinë dhe madhështinë, në stilin barok, të arkitektit Bartolomeo Rastrelli, i cili në Shën Petërburg ka realizuar Pallatin e Dimrit.
Ju nuk duhet të humbisni kurrsesi edhe Katedralen e Shën Sofisë, me kupola në ngjyrë të gjelbër dhe të artë dhe Pechersk Lavra, i njohur si Manastiri i Shpellave.
Hotelet luksoze – Qyteti ofron mundësi të shumta për të qëndruar. Një ndër hotelet luksoze është Eleven Mirrors Design Hotel, me një pozicion ideal zemër të qytetit të vjetër dhe dinamik të Kievit në rrugën Bohdana Khmelnytskog. Çdo dhomë është e veçantë dhe e arreduar me një stil minimalist dhe të rafinuar, me një staf të mrekullueshëm, i cili do ta bëjë qëndrimin tuaj të paharrueshëm.
Premier Palace Hotel, i ndërtuar në fillim të shekullit XX në zemër të qendrës së Kievit, është i vetmi hotel historik mes hoteleve të qytetit, i pari, që ka pesë yje në Ukrainë.