Kina është tani partneri më i madh tregtar i Bashkimit Europian, duke tejkaluar Shtetet e Bashkuara në vitin 2020.
Tregtia midis Kinës dhe BE-së ishte në vlerën e 709 miliardë dollarëve vitin e kaluar, krahasuar me 671 miliardë dollarë importe dhe eksporte nga SH.B.A.
Megjithëse ekonomia e Kinës pësoi tronditje në tremujorin e parë për shkak të pandemisë, rimëkëmbja e saj ekonomike më vonë gjatë vitit nxiti kërkesën për mallrat e BE-së.
Kina ishte e vetmja ekonomi e madhe globale që pa rritje në vitin 2020, duke nxitur kërkesën për makinat europiane dhe mallrat luksoze.
Ndërkohë, eksportet e Kinës në Europë përfituan nga kërkesa e fortë për pajisje mjekësore dhe elektronike.
“Në vitin 2020, Kina ishte partneri kryesor për BE-në. Ky rezultat ishte për shkak të një rritje të importeve (+ 5.6%) dhe eksporteve (+ 2.2%)”, sipas Eurostat.
Shifrat ishin të ngjashme me të dhënat zyrtare të Kinës të publikuara në janar, të cilat treguan se tregtia me BE-në u rrit me 5.3% në 696.4 miliardë dollarë në vitin 2020.
Deficiti tregtar i BE me Kinën gjithashtu u rrit nga 199 miliard dollarë në 219 miliard dollarë sipas shifrave të Eurostat./BBC