Quhet Avant-Garde dhe ndodhet në Nanchino, në Kinë. Për shumë, kjo strukturë, që më parë ishte një strehim kundër bombave, është ndër libraritë më të bukura në botë.
Me sipërfaqe rreth 4 mijë metra katrorë, libraria i ngjan një labirinti dhe është unike në llojin e saj. Hapësira, e cila më parë ishte një parkim nëntokësor dhe para kësaj një strehim kundër bombave, ndodhet poshtë stadiumit Wutaishan në qytetin Nanchino, në Kinë.
E hapur në vitin 1999 nga Qian Xiaohua, vendi u zgjodh edhe për afërsinë me Universitetin Nanjing. Libraria – me 300 vende për t’u ulur – me kalimin e kohës është shndërruar në një destinacion turistik dhe një pikë referimi për studentët universitarë që e përdorin pikërisht si bibliotekë.
Këto fotografi të një pjese të Avant-Garde (Libraria Jiancang), të krijojnë idenë e madhësisë së bibliotekës dhe rregullit të saj, me shtigje gjeometrike dhe simetrike. Nga filozofia, te kinemaja e deri tek arti dhe arkitektura – vëllimet që mund të gjenden dhe blihen përfshijnë të gjithë sektorët, por janë pothuajse ekskluzivisht në gjuhën kineze.
Burimi: Wired