Kinë, hapa drejt terminalit të parë për taksi fluturuese

30/04/2020 2:08 PM 0 komente

Do të realizohet brenda fundit të vitit, qendra e parë në botë, në Kinë, për mjete elektrike fluturuese pa pilot

Hidhen hapat e parë të rëndësishëm në tregun e aeroplanëve për transportin ajror autonom (AAV), me hapjen e terminalit të parë për taksi fluturuese elektrike, i cili pritet të ndodhë brenda fundit të vitit.

Kjo falë punës së EHang, shoqëri kineze në Guangzhou, që pritet të përurojë një hub më shumë se 2500 metra katrorë në Hezhou, një qytet i rrethuar me male e pyje në rajonin autonom të Guanghi Zhuang (në Kinën Jugore, në kufi me Vietnamin). Terminali do të dublikojë një zonë aeroportuale, me një sallë pritje dhe shërbime rikarikimi për avionët dhe pasagjerët, si dhe gate për imbarkimin dhe zbarkimin në tarracë.

Sipërfaqja e terminalit do të jetë më shumë se 2500 metra katrorë

Në projekt parashikohet menaxhimi i 20 EHang 216, taksi elektrike pa pilot, me shpejtësi deri në 100 km/h të cilat fluturojnë për rreth 20 minuta (e njëjta kohë u duhet edhe për rikarikimin), ku mund të hipin një apo dy persona. Udhëtimi i programuar në fazën fillestare do të lidhë dy pika të Hezhou, për të ofruar një vizitë nga lart të qytetit.

Kompania kineze nuk ka dhënë ende informacione për kostot e planit, edhe pse në vitin e fundit ka regjistruar një bilanc pozitiv midis të ardhurave dhe shpenzimeve prej 10,6 milionë eurosh.

Objektivi është përshpejtimi i përhapjes së mjeteve autonome. Pasi eksperimentoi mjetet për të dërguar ilaçe gjatë emergjencës së COVID-19 pikërisht në të njëjtin qytet ku do të ndërkohë qendra për mjetet AAV, muajin e kaluar, kompania kineze autorizimin për të kryer testet e para në Europë, duke nisur nga Spanja dhe Norvegjia.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of