Studio X+Living në Shangai, tashmë krijuese e shumë librarive spektakolare, sapo ka përfunduar një strukturë të re të mrekullueshme në Kinë, në qytetin e Dujiangyan, në provincën e Sichuan. Hapësira e re, tavanet e së cilës janë pasqyrë dhe me raftet e larta të harkuar, është magjepsëse, si ato vendet e pamundura të Escher*.
Pavarësisht teknologjisë, libri e ruan ende magjinë e tij. Dhe libraria mbetet një vend i veçantë. Për të gjithë dashamirësit e librit, të zhytesh mes rafteve dhe faqeve, në një vend të veçantë, është mjaft e rëndësishme. Kalimi i pragut drejt një dhome plot me libra mund të jetë një përvojë që përçon shumë ndjesi. Aq më tepër kur libraria duket sikur ka dalë nga një rrëfim fantastik. Kjo është puna më e fundit e studios së arkitekturës X+Living në Shangai, e cila ka projektuar këtë librari të pabesueshme në qytetin e Dujiangyan.
Loja e pasqyrave dhe rafteve krijon një udhëtim gjithëpërfshirës, që kap me zgjuarsi kuriozitetin e lexuesit që kapërcen pragun.
Ndërsa shëtisni me librave, koha brenda këtij kësaj hapësire duket sikur ngadalëson hapin.
Zonat e ndryshme të librarisë lidhen me njëra-tjetrën me harqe të mëdha rrethore, të cilat bëhen edhe një vend relaksi ku mund të shfletoni librin.
Një hapësirë e madhe u rezervohet edhe lexuesve më të vegjël, e zbukuruar me ilustrime pandash, duke krijuar një mjedis argëtues dhe tërheqës.

Një nga karakteristikat që dallon libraritë e projektuara nga studio X+Living janë tavanet–pasqyrë që ndihmojnë në zgjerimin vizual të hapësirës, duke krijuar në të njëjtën kohë një mjedis të hapur dhe të lartë.
Zgjedhja e dyshemesë -pasqyrë i jep librarisë një lloj ndikimi të ndjeshëm surreal.

Projektuesit thonë se pllakat e zeza reflektuese i bëjnë të duken tryezat si “anije që notojnë në një liqen të qetë”. Sipërfaqja e librarisë së re në “formë C” në Dujiangyan 973 metra katrorë.
Kush është Maurits Cornelis Escher
Maurits Cornelis Escher (1898-1972) është një nga grafistët më të famshëm në botë. Arti i tij admirohet nga miliona njerëz në të gjithë botën.
Gjatë jetës së tij, Escher, holandez, realizoi 448 litografi, gdhendje në dru dhe gravura druri dhe më shumë se 2000 vizatime dhe skica. Ashtu si disa nga paraardhësit e tij të famshëm – Michelangelo, Leonardo da Vinci, Dürer dhe Holbein – edhe Escher është mëngjarash.
Ai luan me arkitekturën, perspektivën dhe hapësirat e pamundura. Arti i tij vijon të mahnisë dhe mrekullojë miliona njerëz nëpër botë. Në punën e tij ne njohim vëzhgimin e tij të mprehtë të botës rreth nesh dhe shprehjen e fantazisë së tij. M.C. Escher na tregon se realiteti është i mrekullueshëm, i kuptueshëm dhe magjepsës.