Kjo simptomë e Covid-19 është një tjetër arsye për të cilën të gjithë ne duhet të vaksinohemi

21/04/2021 10:46 AM 0 komente

Gjatë gjithë pandemisë, të gjithë kemi qenë të paqartë në lidhje me faktin se cilat janë saktësisht simptomat e COVID-19.

Kjo jo vetëm pasi ai është një virus i ri, por prek në mënyra të ndryshme njerëz të ndryshëm. Njerëzit që janë infektuar me të kanë raportuar se kanë ndjerë një lloj zhurme si tringëllimë në veshët e tyre, zhurmë kjo e cila i ka vazhduar edhe disa muaj pasi janë shëruar.

Ja se çfarë dimë për këtë simptomë shpesh të anashkaluar të COVID-19.

Një studim paraprak nga Mbretëria e Bashkuar u publikua në mars, sugjeroi që njerëzit e infektuar me COVID-19 përjetuan disa simptoma të lidhura me veshin. Sipas studimit, 15% e njerëzve që kishin COVID-19 përjetuan tringëllimë në veshët e tyre, 7.6% kishin humbje të dëgjimit dhe 7.2% raportuan vertigo – një humbje e ekuilibrit dhe ndjenjës së marramendjes e shkaktuar shpesh nga dëmtimi i veshit të brendshëm.

Në momentin kur u publikua studimi, studiuesit morën shumë falënderime nga pacientët e COVID-19 të cilët thanë se mjekët kishin evidentuar dhe shëruar simptomat e tyre.

Ky studim u krye në Mbretërinë e Bashkuar, por gjithashtu vërtetoi atë që po kalonin shumë të mbijetuar të COVID-19 në mbarë botën.

“Brenda 24 orëve të para që është botuar ky artikull unë kam marrë rreth 100 e-maile”, tha Kevin Munro, një profesor i audiologjisë në Universitetin e Mançesterit dhe një bashkëautor i studimit, për New York Times.

“Mjeku im mendoi se isha i çmendur kur përmenda që dëgjoja një zhurmë si tringëllimë në veshë dhe tani fatmirësisht e di që nuk jam i vetmi”.

Tani si mjekët ashtu edhe të gjithë të tjerët ka më shumë të ngjarë t’i marrin seriozisht këto simptoma të lidhura me veshët. Një pjesë e kësaj është për shkak se studimi, megjithëse i vogël dhe rajonal, dha prova përfundimtare se këto simptoma janë reale, dhe një pjesë e saj është, për fat të keq, sepse Kent Taylor, CEO i zinxhirit të restoranteve Texas Roadhouse, u vetëvra sepse zhurma që po përjetonte në veshë ishte e padurueshme, raportoi Times.

Pra, edhe pse mund të duket se zhurma në vesh është një lloj simptome e paqartë ose jo shumë serioze, njerëzit që e kanë përjetuar apo e përjetojnë vuajnë vërtet dhe ata meritojnë trajtim njësoj sit ë tjerët.

Një organizatë bamirësie në Mbretërinë e Bashkuar, Shoqata britanike e Tinitusit, raportoi një rritje prej 256% të zhurmave si tringëllimë në veshë në gjysmën e fundit të vitit 2020 dhe telefonatat në linjën e saj pa pagesë u rritën me 16% gjatë së njëjtës periudhë, raportoi The Guardian.

Disa ekspertë kanë kohë që dyshojnë mbi një lidhje të mundshme midis COVID-19 dhe problemeve të veshit. Studimet paraprake u publikuan përsëri në qershor që tregojnë një lidhje midis COVID-19 dhe zhurmës që përjetojnë njerëzit në veshët e tyre.

Por pse po flitet mbi një temë të tillë vetëm tani? Pjesërisht sepse problematikat në veshë si zhurmat në formën e tringëllimës është e vështirë të diagnostikohen. Tinitusi në përgjithësi nuk është kërcënues për jetën, ndryshe nga disa nga disa simptoma të tjera më të rënda të COVID-19. Për fat të mirë, vaksinat do t’i vijnë në ndihmë të gjithë atyre që kanë përjetuar apo po përjetojnë zhurma të tillë, një arsye më shumë kjo se përse të gjithë ne duhet të shkojmë dhe të vaksinohemi.

Simptoma e Tinitusit nuk është njohur vetëm në Shtetet e Bashkuarapor edhe në Mbretërinë e Bashkuar si një prej simptomave të Covidit. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë së Madhe e rendit Tinitusin si një prej efekteve anësore të COVID-19, por Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve nuk e njeh. Sinqerisht, një gjë e tillë jo vetëm që është në dëm të shëndetit publik, por është edhe shumë e turpshme. Fakti që disa lider amerikanë me sa duket kanë refuzuar të pranojnë fakte edhe pse të provuara shkencërisht gjatë gjithë pandemisë thjesht na bën të dukemi si barbarë, gjë që, në fakt edhe mund të jemi!

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of