Dy leje ndërtimi për lotin 2 të Unazës së Madhe në Tiranë, hotele përgjatë bregdetit nga Palasa në Sarandë ishin disa nga vendimet që Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e tij të fundit.
Projekti i Unazës ka kaluar edhe më herët ne KKT, teksa është një nga projektet më të debatuara qoftë për skandalin me kompaninë DH Albania qoftë dhe per ngërçin që u krijua me ankesat e vazhdushme përgjatë procesit të prokurimit si për zbatimin e projektit ashtu dhe për mbikqyrjen.
Tek vendimet e KKT bien në sy struktura hoteliere që pritet të zbatohen në disa prej zonave më të lakmuara të bregdetit siç janë Jala, Palasa, Dhërmiu e deri në Sarandë.
Dy vendime të tjera të rëndësishme ishin ato lidhur me investimet e kompanive që kanë kontratë koncesioni me shtetin shqiptar.
Së pari është ndërhyrja e Albanian Highway Concession që ka kontratën e Rrugës së Kombit. Kompania ka marrë një lejë ndërtimi për Ndërtimi i Urës së re mbi lumin Drin, ndërtim i Nyjeve dhe ambienteve të shërbimit në segmentin rrugor Kalimash – Morinë, kurse koncesionari i Aeroportit Ndëkrombëtar të Tiranës ka kërkuar shtyrje të lejes së mëparshme për rikonstruksionin e rrugëve për lidhjen me pistën.
Vendimet e miratuara nga KKT
- Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Pustec.
- Për përcaktimin e Zonës me Përparësi Zhvillimin e Turizmit Detar dhe miratimin e Hartës së Aktiviteteve, me propozim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
- Për miratimin e Nismës për Rishikimin e Planit të Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare mes Lagunës së Karavastasë dhe Lumit Seman, miratuar me Vendim të KKT-së Nr. 3, datë 26.07.2018, me propozim të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
- Për përcaktimin e llojit të punimeve për të cilat hartimi i Planeve të Detajuara Vendore (PDV) nuk është i detyrueshëm dhe/ose i nevojshëm t’i paraprijë Lejes për Zhvillim, Ndërtim, apo Deklaratës Paraprake për kryerjen e punimeve.
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, Loti II”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, Loti III”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Urës së re mbi lumin Drin, ndërtim i Nyjeve dhe ambienteve të shërbimit në segmentin rrugor Kalimash – Morinë”, me zhvillues shoqërinë “Albanian Highëay Concession” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin “Rikonstruksioni i Urës së Dragotit”, Bashkia Tepelenë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin “Rikonstruksioni i Urës së Kaludhit”, Bashkia Përmet, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i ambjenteve për akomodimin e Kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, depove dhe parkut të mjeteve speciale”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Komandën e Forcës Tokësore, Ministria e Mbrojtjes.
- Leje Zhvillimi për objektin “Ndërtimi i godinës administrative të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Bashkia Tiranë”, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.
- Leje Ndërtimi për objektin “Ndërtimi i godinës së arkivës qëndrore të DPSHTRR, Bashkia Durrës”, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Nënstacionit të ri në Hoxharë”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me zhvillues “OSHEE” sh.a
- Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi rezidencial “Tirana Lake Complex”, Bashkia Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Building Construction” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel me 3 kate me çati, Bashkia Malësi e Madhe”, me zhvillues Z. Sandër Shpati.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel 2 kat me papafingo dhe pishinë”, me vendodhje në Fushë Okol, Bashkia Malësi e Madhe, me subjekt zhvillues Z. Gëzim Olaj.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi (bujtinë) druri 1 kat dhe njësi akomoduese druri 1kat me vendodhje në fshatin Murth, njësia administrative Dajt, Bashkia Tiranë”, me zhvillues Z. Idriz Hysa.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Jala Resort “Kepi i Lerës”, me vendndodhje në Jal, Bashkia Himarë”, me zhvillues shoqërinë “RDA Petrol” sh.a.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie dhe Shërbimi 1 – 5 Kate, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me zhvillues shoqërinë “Rinia 04” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie dhe Shërbimi 3 Kate, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me zhvillues shoqërinë “Rinia 04” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleksi turistik “Dreamades Luxury Suits”, Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues “AG. TÇ” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt 4 kat me 1 kat nëntokë dhe pishinë, Bashkia Himarë”, me zhvillues Bega-07 sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë 4 kat, me 2 kat nëntokë, me tarracë të shfrytëzueshme të gjelbëruar, me funksion hoteleri dhe shërbime turistike në rrugën Vlorë – Orikum , Bashkia Vlorë, me zhvillues Adrian Resuli.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks vilash 2 kate, Bashkia Sarandë”, me zhvillues “DAED” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri 2 kate mbitokë dhe 2 kate nënokë”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me zhvillues “Aqua Marin” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin “Rikonstruksion në objektin ekzistues, shtesë anësore e ngritje kati”, Bashkia Shkodër, me zhvillues shoqatën “Bijat stigmatine të Shën Franceskut”.
- Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Rikonstruksioni i rrugëve lidhëse me pistën, Taxiëay B, Taxiëay Ë2, Taxiëay Ë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” (TIA)”, me subjekt zhvillues “Tirana International Airport” sh.p.k.
- Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 10.06.2020 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.