Klasifikimi i CIES / 50 lojtarët Under 20 me vlerën e transferimit më të lartë.

06/05/2019 3:10 PM 0 komente
Jadon Sancho

Cilët janë lojtarët Under 20 me vlerën e transferimit më të lartë?

Kësaj pyetje i jep përgjigje CIES Football Obervatory, i cili ka bërë klasifikimin e futbollistëve Under 20, në bazë të vlerës së tyre të transferimit, që luajnë në 5 kampionatet më të mira europiane,

Në krye të klasifikimit është sulmuesi i Dortmund, Jadon Sancho, vlera e të cilit është 150 milionë euro. Futbollisti i klubit gjerman lë pas, me mjaft diferencë, të gjithë lojtarët e tjerë në klasifikim, duke nisur nga mesfushori i Arsenalit, Mattéo Guendouzi, në vend të dytë, me vlerë 70 milionë euro.

Në vend të tretë, mesfushori italian, Nicolo Zaniolo, i cili luan për klubin e AS Roma në Serinë A, vlera e të cilit është 67 milionë euro.

Në këtë klasifikim janë edhe 4 futbollistë, të lindur pas datës 1 janar 1999, që luajnë në 5 kampionatet më të mëdha europiane, me vlerë transferimi më të lartë se 50 milionë euro. Kai Havertz (Bayer Leverkusen), Declan Rice (West Ham), Gianluigi Donnarumma (Milan AC) dhe Vinícius Júnior (Real Madrid).

Kampionati me më shumë lojtarë Under 20 është Ligue 1 (13 lojtarë) ndjekur nga Premier League (9 lojtarë).

Burimi: CIES Football Obervatory

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of