Dihet tashmë se smartphone-t mund të jenë objekt i mbinxehjes në rrethana të caktuara.
Megjithatë disa modele, është e pamohueshme, që ia dalin të shpërndajnë nxehtësinë mirë se të tjerët, falë menaxhimit të proceseve të platformës mobile të referimit, përveç materialeve të përdorura për ndërtimin e pajisjes. Disa smartphone janë të pajisur me një sistem të brendshëm ftohje, por ka edhe shumë të tjerë në të cilat ky sistem as që është parashikuar.
Në këtë pikë, lind natyrshëm pyetja – cilët janë smartphone-t që nxehen më shumë? Përgjigjja vjen nga Master Lu, një platformë e rëndësishme benchmark, që do të thotë testim i performancës, që ka bërë një klasifikim të veçantë, mbi nxehjen e celularëve.
Në vendin e parë, ndër pajisjet që nxehen më shumë nën “stres” është Oppo Find X, ‘temperatura’ e të cilit arrin 38,5 °C. Në vend të dytë në podium, Nokia X7, i cili arrin 37,89 °C, dhe Smartisan Nut Pro 2 Special Edition, në vend të tretë, me 37,45 °C.
Ndër celularët që nxehen më shumë gjatë përdorimit, për shembull duke lundruar në internet, duke dërguar mesazhe, duke bërë telefonata, etj., në vend të parë është Nokia 6, i cili arrin 35,21 °C, ndjekur nga Oppo Find X, me 33,96 °C, dhe në vend të tretë Oppo Find 7 Plus, i cili gjatë përdorimit arrin 31,12° C.
Por ka edhe një klasifikim për smartphone-t që nxehen më pak. Në këtë rast, në vend të parë është Vivo Y81s, që arrin temperaturën mesatare 26,69 °C, ndjekur nga modele si Oppo A5, Vivo iQoo, Oppo R17, Honor 8x dhe Samsung Galaxy A9 Star Lite.
Natyrisht, në të dyja rastet, duhet pasur parasysh fakti që të dhënat nuk interpretohen në mënyrë absolute. Informacionet që merren nga sensorët e brendshëm, në fakt, ndryshojnë gjithnjë nga ajo që perceptohet kur janë në kontakt, duke mos llogaritur faktin që ndryshojnë në varësi të kalibrimit të vetë sensorëve.
Burimi: Business Insider