Njerëz të të gjitha moshave do të pëlqenin më shumë të punonin në zyrë, sikur të mos kishin bashkëpunëtorë të zhurmshëm.
Ata që flasin më shumë janë ndër rreziqet më të mëdha të jetës në punë.
Ky është përfundimi i një studimi të ri të Future Workplace. Ja disa nga gjetjet e tjera të studimit
- Thuajse të gjithë (99%) e punonjësve thonë se shpërqendrohen ndërkohë që punojnë në hapësirën personale në punë
- Më shumë se gjysma pranon se shpërqendrimet e bëjnë të vështirë të flasin dhe të dëgjojnë gjatë telefonatave (51%)
- Faji është i kolegëve: 76% e të gjithë punonjësve të intervistuar deklarojnë se shpërqendrimi i tyre më i madh vjen nga një koleg që flet me zë të lartë në telefon dhe për 65%, për shkak të një kolegu që flet aty pranë
- 93% është frustruar – të paktën rastësisht – për shkak të shpërqendrimit gjatë një telefonate apo video-thirrje
Megjithatë, ata që u përkasin Gjeneratës Z apo Millennials, parapëlqejnë ambientet open space, me shumë gjasa pasi ndihen më produktivë në mjedise të zhurmshme dhe priren që të bashkëpunojnë më shumë me personat që u përkasin brezave të tjerë.
- Gjysma e punonjësve preferojnë open space dhe ndër ta, janë të rinjtë ata që i pëlqejnë më shumë: 55% e Gen X dhe 56% e Millennials pëlqejnë hapësirat open space krahasuar me 47% të Gjeneratës X dhe 38% të Baby Boomers.
- Më shumë se gjysma e Gen X (52%) pohon se është më produktive kur punon kur rreth e qarkë ka zhurmë apo kur flasin me të tjerët. 60% e Baby Boomers thonë se janë më produktivë kur ambienti në zyrë është i qetë.
- 20% e Gen Z shpenzon të paktën gjysmën e ditës në një telefonatë punë, video-thirrje, apo në një telefonatë në Skype, ndërsa për Baby Boomers kjo shifër është 7%.
Krahasuar me kolegët më të vjetër në moshë, ata që i përkasin Gjeneratës X dhe Millennials janë në gjendje të përballen më mirë me shpërqendrimet
- 35% e atyre që u përkasin Gen Z përdorin kufjet për të mos u shpërqendruar, ndërkohë që vetëm 16% e Baby Boomers bën të njëjtën gjë
- Rreth 4 në 10 persona të Gen Z dhe Millennials zhvendosen në hapësira për të përshtatshme si një divan apo karrige më komode për të punuar.
- Një numër tre herë më i madh i personave që bëjnë pjesë në gjeneratën Baby Boomers krahasuar me punonjës të Gen Z pranon se nuk kanë zgjedhur një zgjidhje ndaj shpërqendrimeve në zyrë.
Rezultatet e studimit tregojnë se thuajse 3 persona në 4 do të punonin më shumë në zyrë dhe do të ishin më produktivë nëse punëmarrësi do të bënte diçka për të reduktuar shpërqendrimet në vendin e punës, duke ofruar një mundësi të mirë për IT, Burimet Njerëzore dhe strukturat e tjera që te bashkëpunonin.
Klasifikimi i shpërqendrimeve më të mëdha në vendin e punës sipas studimit të Future Workplace
1-Kolegë që flasin në telefon me zë të lartë
2-Festa të vogla në zyrë
3-Kolegë që flasin aty pranë vendit tuaj të punës
4-Videogame të instaluar në kompjuter
5-Zilet e celularëve apo njoftimet në smartphone
Burimi: Forbes