Çmimi i “Topit të Artë” nuk është vetëm një nga trofetë individualë më të lakmuar. Në ditët e sotme, “Topi i Artë” është edhe një burim të ardhurash për futbollistët.
Revista franceze “France Football” ka përllogaritur se sa mund të vlejë ky çmim në kontratat e futbollistëve, edhe të atyre që madje nuk fitojnë madje asnjë vend në podium.
Le të marrim si shembull Neymar. Kur u transferua te Barcelona në vitin 2013, përfshiu në kontratën e tij një klauzolë për “Topin e Artë” prej 425 mijë eurosh. Pas dy vjetësh, në kontratën e re të futbollistit brazilian shfaqeshin opsione të ndryshme: 1 milion sterlina në rast se fitonte “Topin e Artë”; 500 mijë në rast të një vendi në podium; dhe 100 mijë për prezencën e tij në listën e kandidatëve.
Nuk mbetet pas as lojtari francez Kylian Mbappé, i cili një ditë, ndoshta, do ta fitojë këtë trofe. Për këtë arsye, PSG ka caktuar 500 mijë euro neto në rast të suksesit të sulmuesit francez.
Nga ana tjetër nuk mund të konfirmohet 1 milion euro i destinuar për Lionel Messi për çdo fitore të çmimit të “Topit të Artë”.
Gjithnjë Barcelona kishte parashikuar 20 milionë euro në rast se këtë çmim e fitonte mesfushori portugez André Gomes, i cili tashmë luan për klubin anglez të Everton. Ndryshon rasti për sulmuesin francez Anthony Martial, për të cilin Manchester United duhet të derdhë në arkat e Monacos 10 milionë euro në rast se lojtari bën pjesë në listën e fituesve të mundshëm.
Luka Modrić, mesfushori kroat i cili në dhjetor ndërpreu monopolin Ronaldo – Messi, do të kishte fituar 800 mijë euro, por të negociuara vetëm me rinovimin e kontratës, ku “Topi i Artë” as nuk ishte përmendur.
Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Toni Kroos, kishte parashikuar 1,8 milionë euro vetëm në rastin se bënte pjesë në tre të parët në listë.