KLSH: Borxhet e prapambetura, shqetësim për financat e shtetit

11/10/2019 3:47 PM 0 komente

Kontrolli i Lartë i Shtetit vëren se borxhet e prapambetura të qeverisë janë bërë një shqetësim serioz për financat e shtetit.

“Deficiti është nën raportuar. Detyrimet e prapambetura vitin e kaluar u rritën me 11 miliardë lekë dhe kanë arritur në total në 42 miliardë lekë”, shprehet Lindita Lati, drejtore e përgjithshme e KLSH.

Sipas KLSH, deri në fund të vitit 2018, detyrimet e prapambetura të buxhetit dhe bashkive kanë arritur në 344 milionë euro, çka e con borxhin publik në mbi 70 për qind të prodhimit kombëtar. Por qeveria ka një tjetër version për financat e shtetit.

“Deficiti 1.6 për qind rekord. Borxhi u ul dhe të ardhurat u rritën”, ka thënë Elton Haxhiu.

“Kemi lënë në dhjetor 200 milionë euro në llogarinë e qeverisë. ato llogariten si borxh por në të vërtetë nuk janë”, tha Ahmetaj.

Gjatë diskutimeve për buxhetin faktik, kryetari I komisionit të ekonomisë Arben Ahmetaj i ka kërkuar ministrisë së financave që të akordojë 30 milionë dollarë për të shpërblyer pensionistët
Sinkron të përgatisni që tani 3.3 miliardë lekë që edhe këtë vit pensionistët të marrin bonusin e fundvitit si vitin e kaluar.
Deri tani qeveria nuk ka lajmëruar nëse do të ketë apo jo shpërblime për pensionistët për festat e fundvitit, një traditë kjo gati e përvitshme.

 

Top Channel

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of