KLSH: Rezidencat studentore të mbingarkuara me staf, ka dublime pozicionesh

09/07/2021 1:30 PM 0 komente

Kontrolli i Lartë i Shtetit i është rikthyer edhe një herë institucioneve që ka audituiar më herët për të parë nëse kanë reflektuar mbi rekomandimet dhe ndër to është edhe pjesa e rezidencave studentore universitare  dhe konkretisht ajo nr.2 në Tiranë. Edhe pse rekomandimet janë pranuar në masën 100 për qind dhe ka nisur puna për zbatimin e një pjese të mirë të tyre, KLSH vëren se sa i takon ngarkesës me staf të punësuar që kanë këto rezidenca nuk është avancuar shumë.

KLSH sjell në vëmendje se nga auditimi mbi hartimin, miratimin e strukturës organizative, rekrutimin dhe largimin e punonjësve konstatohet se, RSU Nr. 2, SHA Tiranë, nuk ka procedura të miratuara për kriteret e rekrutimit të punonjësve me përcaktime sipas formimit profesional, eksperiencës në punë kualifikimeve ekuivalente. Fakt i cili nuk e bën transparente procedurën.

“Struktura e shoqërisë vazhdon të jetë e mbingarkuar edhe pse gjatë auditimeve të më përparshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit është lënë vazhdimisht si rekomandim përshtatja e strukturës së shoqërisë me nevojat reale të saj. Aktualisht është e përbërë prej 180 punonjësish. Në strukturën e shoqërisë rezulton se ka punësime të pa nevojshme dhe që dublojnë njëra tjetrën siç është pozicioni i recepsionistit me specialisten e zyrës së informacionit etj., pozicioni i dushisteve, pozicioni i specialistes dita ujë, pozicioni i protokoll-arkivës me 4 punonjëse, 2 magaziniere etj., pozicione të cilat kanë detyra të përbashkëta ndërmjet tyre. Veprimet e mësipërme janë në mospërputhje me Rregulloren e Brendshme të Shoqërisë miratuar me vendimin nr. 81 , datë 27.06.2018 të KM” vlerëson raporti.

Në rekomandimin e tij KLSH saktëson se duhet që menjëherë Këshilli Mbikëqyrës i Shoqërisë Rezidenca Studentore Universitare nr. 2, Tiranë, të miratojë një strukturë të re ku të vendosë kritere specifike, të mirë përcaktuara dhe procedura punësimi të qarta sipas formimit profesional, eksperiencës në punë kualifikimeve ekuivalente me qëllim zhvillimin e një procesi sa më transparent, të përshtatur me nevojat reale të saj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of