Klubet angleze kanë regjistruar një bilanc të kombinuar negativ të transfertave ndërkombëtare prej -4.35 miliardë eurosh që prej vitit 2017. Në të kundërt, klubet portugeze regjistrojnë një bilanc pozitiv transferimesh prej 1.15 miliardë eurosh.
Të dhënat e mbledhura (dhe në disa raste të mbështetura në vlerësime) nga CIES Football Observatory analizojnë vlerën e komisioneve të transferimeve hyrëse dhe dalëse në 40 vendet më aktive në futbollin botëror.
Humbja e klubeve angleze përllogaritet në 6.922 miliardë euro në shpenzime për transferime – në të njëjtën periudhë, të ardhurat e klubeve arritën në 2.572 miliardë euro.
Vendi i dytë që shpenzon më shumë në tregun e transferimeve është Spanja, me më pak se gjysmën e vlerës së shpenzimeve të anglezëve, në 3.378 miliardë euro. Deficiti tregtar i spanjollëve është vetëm 295 milionë euro.
Nga 40 vendet e para, 14 regjistrojnë një deficit tregtar të transferimeve ndërkombëtare, por vetëm Anglia ka bilanc negativ në miliarda.
Në lidhje me shpenzimet, 5 kombet e mëdha europiane kanë shpenzuar të gjitha më shumë se 2 miliardë euro në këtë periudhë – shpenzimet e klubeve franceze arrijnë 2,4 miliardë euro, me bilanc pozitiv 690 milionë euro. Vendet e tjera kanë të gjitha bilanc negativ. Në lidhje me shpenzimet, klubet ruse renditen në vendin e 7, me 723 milionë euro, ndjekur nga klubet kineze, me 574 milionë euro. Sanksionet nga pushtimi rus i Ukrainës dhe ndërhyrja shtetërore në Kinë i kanë mbyllur këto tregje.
“Italia është vendi i dytë me bilancin negativ të transferimeve ndërkombëtare, të mbyllura nga fillimi i sezonit 2017/18 (-910 milionë euro), ndjekur nga Kina, Rusia, Arabia Saudite dhe Spanja.
Në ekstremin tjetër të tabelës, Brazili (+1,02 miliardë euro) renditet pas Portugalisë dhe lë pas Holandën, Francën, Argjentinë dhe Belgjikën”, shkruajnë autorët e raportit të CIES.

/ Inside World Football & CIES Football Observatory