E bollshme, teknologji inovative, një pamje joshëse dhe tashmë edhe e karikueshme. Modeli wagon që është më i shituri i kompanisë çeke zgjeron gamën e motorëve me variantin elektrik
KUJDESET LAURA
Sistemi i ri i komandave përdor dy ekrane me rezolucion të lartë, të konfigurueshëm dhe të lehtë për t’u lexuar. Pothuajse të gjithë butonat fizikë janë zhdukur, përfshirë ato të komandimit të kondicionerit, ndërsa një ndihmës i përparuar i zërit bën debutimin e tij, duke iu përgjigjur komandës “Ok, Laura”.
SISTEMI ADAS I KOMPLETUAR
Platforma Mqb, e cila është edhe te A3, Golf dhe Leon ka sjellë të gjithë kompletin e fundit Adas te Octavia e re: nga frenimi automatik i emergjencës, në drejtimin e asistuar në nivelin 2, i disponueshëm me pagesë.
SHOKU SPORTIV
Varianti hibrid plug-in ofron një autonomi të mjaftueshme elektrike, në shumicën e rasteve, për të lëvizur nga shtëpia në zyrë pa prishur motorin me pistonë. Njësia elektrike, jo vetëm që garanton udhëtime me emetime zero, por ajo gjithashtu ndihmon motorin me benzinë 1.4 turbo me një rritje të mëtejshme. Kjo do të thotë të arrish 0-100 km/orë në 7,8 sekonda dhe të mbërrish deri në 220 km/orë. Kambio automatike Dsg me gjashtë raporte ofron shtytje të vazhdueshme, pa boshllëk në ndërrim. Rehati e lartë e mundësuar nga izolimi i mirë akustik.
KUAJ PAK TE ETUR
Motori hibrid i Octavia-s mbështetet në një paketë baterie me jone litiumi 13 kWh. Jo keq me 204 kuaj fuqi në total. Konsumi në ciklin e kombinuar (sipas të dhënave Wltp të kompanisë) është 1.4 litra benzinë për 100 kilometra: një vlerë larg asaj reale. Nuk ka traksion integral, ndërsa nga ana tjetër, ka katër mënyra drejtimi në dispozicion, plus një të konfigurueshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.