Brenda muajit të ardhshëm, parashikohet që drafti i ri që po përgatitet për falimentin të marrë formën e plotë, për të nisur rrugëtimin e diskutimeve, atë të miratimit në qeveri e më pas edhe në komisionet kuvendore e në seancë plenare. Përgatitjet për hartimin e një ligji të ri kanë nisur që në vitin 2013. Nga grupi hartues i këtij drafti mësohet se ligji i ri do të ketë mbi 300 nene. Edhe pse që më herët ishte hedhur ideja e krijimit të një kodi për falimentin, në fakt ai do të jetë një ligj i thjeshtë. Një pjesë e çështjeve që trajtohen në të pritet të shoqërohen me diskutime. Juristët dhe hartuesit japin argumentet e tyre.
Nga Elona Bedalli
“Kapitalizimi pa faliment është si krishterimi pa ferr”. Këto janë fjalët e përdorura nga Frank Borman, ish-Ceo i kompanisë amerikane të fluturimeve “Eastern Airlines”, si dhe një ish-astronaut.
Por, në Shqipëri, duket se ka edhe kapitalizëm pa pasur faliment.Rastet e kompanive që kanë dalë nga dyert e gjykatave me një proces tërësisht të përfunduar mungojnë.Të paktën në vitin 2014, numri i kërkesave të paraqitura në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës kanë qenë 26, ku pjesa më e madhe ishin procese të nisura nga kreditori.Gjatë punës në terren, ekspertët kanë konstatuar se procedurat gjyqësore janë të gjata dhe shpesh tejkalojnë afatet e përcaktuara në ligj. Në pjesën më të madhe, vonesat janë shkaktuar nga gjykime paralele. Edhe në Apel, afatet kanë qenë të gjata. Pikërisht këto kanë bërë që falimenti tëmbetet një “mision i pamundur”, ndajpo përgatiten sërish ndërhyrjet në legjislacion.
Ministria e Drejtësisë, nga maji i 2014-s, është përfshirë në një proces bashkëpunimi me akademikë vendas dhe të huaj, ekspertë të fushës, mbështetur nga Banka Botërore (IFC-ja) dhe qeveria zvicerane.
Për Ministrinë e Drejtësisë,parimi kryesor i këtij projektligjika të bëjë me moskrijimin e “shtigjeve” ligjorepër të shmangur totalisht detyrimet private, të kontraktuara vullnetarisht.
Nga ana tjetër,debitorët të cilët bëjnë (dhe/ose kanë) të ardhura të mjaftueshme për të shlyer kreditorët e tyre, do të pengohen në paraqitjen e një falimentimi në formë likuidimi, apo riorganizimi, edhe pse mund të jetë kjo një alternativë.
Detyrimet mund të reduktohen dhe të ristrukturohen për t’i dhënë një shans tjetër biznesit, në arritjen e përfitimeve ekonomike. Në këto kushte, gjykata shihet sigaranci e procesit. Ekspertët e ministrisë thonë se në shumicën e juridiksioneve, falimentimi është dhe duhet të jetë i imponuar nga një vendim gjykate.Qëllimi kryesor i zbatimit të procedurave të falimentit është shlyerja, në mënyrë kolektive e detyrimeve të debitorit, nëpërmjet likuidimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes së të ardhurave.
Kuadri ligjor aktual parashikon si aktorë kryesorë të këtij procesi:subjektin që i nënshtrohet falimentit; administratorit të procedurës falimentuese që caktohet nga gjykata; ekspertin vlerësues të aseteve të biznesit; aktorë të tjerë të interesuar,si dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes së Falimentit.
Falimenti konsiderohet si një e drejtë ligjore, që në vetvete përbën një fushë të rëndësishme të së drejtës, një pjesë thelbësore të ekonomisë dhe sistemit financiar në tërësi. Sipas ekspertëve, rregullimi ligjor i marrëdhënieve kreditor-debitor nuk ka vetëm karakter ekonomik, por edhe social, pasi krijon mundësi reale për zgjidhjen e borxheve ndaj kategorive të tilla si familjet me probleme sociale,studentët, buxhetorë, biznes i vogël, etj.
Ndër të tjera, kuadri i ri ligjor trajton edhe çështje që lidhen me paaftësinë paguese të subjekteve debitore, si dhe praktikat e ristrukturimit të borxhit, të cilat do të shmangin eliminimin e biznesit dhe do të rimodelojnë strukturën financiare dhe organizative të subjekteve debitore.
Mangësitë e ligjit ekzistues
Nga një vlerësim i legjislacionit aktual mbi falimentin, krahasuar me ligje të tjera të brendshme dhe me legjislacionet e huaja, që trajtojnë këtë fushë, ekspertët konsiderojnë se pozitat e debitorit në një procedurë falimenti, janë në një gjendje diskriminuese, kjo për shkak se fryma, që ligji ekzistues përcjell, është e orientuar drejt zbatimit të procedurave të likuidimit, duke mos i lënë hapësirën e duhur biznesit për të shfrytëzuar mundësinë tjetër të njohur nga ligji, atë të riorganizimit, që si qëllim kryesor ka ruajtjen e aktivitetit.
Kjo ndodh pasi dispozitat e ligjit ekzistues fokusohen më tepër në sqarimin e dispozitave që parashikojnë likuidimin e një biznesi, duke lënë të paqartë procesin e riorganizimit të një biznesi.
Sipas tyre, ligji aktual nuk përcakton saktë se për çfarë mund të aplikohet në fazën fillestare të nisjes së procedurave të falimentit.
Pra, nuk përcakton mundësi alternative nëse një procedurë aplikimi mund të jetë për ndjekjen e procedurës së likuidimit, të riorganizimit, apo për ristrukturim borxhi me të ardhura të rregullta.
Ndërkohë që legjislacioni ynë paraqet këtë mangësi, legjislacionet e vendeve më të zhvilluara i kushtojnë rëndësi detajimit, që prej fillimit të aplikimit për procedurë falimenti, duke e sqaruar atë që në momentin e aplikimit, çka i orienton më shpejt dhe saktë palët se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm në realizimin e procedurës.
Legjislacioni aktual nuk i sanksionon saktë detyrat dhe përgjegjësitë e administratorit të falimentit, apo detyrat e mbikëqyrjes në një procedurë falimenti.
Ekspertët thonë se duke mos u specifikuar qartë detyrat e administratorit, ekziston rreziku: i shpërbërjes së masës së falimentit, i dështimit të të gjithë procesit, i shmang nga përgjegjësia ligjore.
Ligji aktual sanksionon në mënyrë të përgjithshme se çfarë është masa e falimentit,por nuk përcakton konkretisht sendet dhe pasuritë që përfshihendhe deri ku shtrihet masa e falimentit.
Nga zbatimi në praktikë është konstatuar mosrealizimi i një procedure, për shkak të keqinterpretimeve nga gjykata të ndryshme në forma të ndryshme, se çfarë do të quhet masë apo pasuri e debitorit e cila i nënshtrohet një procedurefalimenti.
Ata thonë se ka mangësi në përcaktimin e qartë të të drejtave dhe detyrimeve që kanë palët: në një proces likuidimi, riorganizimi,apo ristrukturimi borxhi.
Nga evidentimi në zbatim të procedurave në praktikë është konstatuar zbatim i gabuar i detyrave që ka secili në procedurë.
Ekspertët thonë gjithashtu senuk parashikohet asgjë në lidhje me mashtrimet në procesin e falimentit, ndërkohë që legjislacionet e vendeve të zhvilluarai kanë të përcaktuara:llojet e mashtrimeve në faliment,si dhe masën dhe mënyrat e vendosjes së sanksioneve penale apo administrative në rast të konstatimit të tyre.
Ligji aktual kufizon mënyrën e funksionimit dhe përgjegjësitë e organit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit, duke sqaruar rolin dhe përgjegjësitë e këtij organi vetëm në 7 nene të këtij ligji.
Ai kufizohet kryesisht në të drejtën e këtij organi, për licencimin e subjekteve:që mund të ushtrojnë detyrën e Administratorit të Falimentit,kontrollin e veprimtarisë së tyredhe analizat statistikore mbi ecurinë e këtyre procedurave.
Nisur nga studimi krahasimor me legjislacionin e vendeve më të zhvilluara, si dhe me zhvillimet ekonomike në vend, ekspertët kanëvlerësuar si tënevojshëm fuqizimin e rolit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentitnë procesin e falimentit, duke e përfshirë atë si palë aktive gjatë shqyrtimit të çështjeve.
Çfarë synohet të rregullohet
Janë një sërë aspektesh që në draftin e hartuar paraprakisht nga ekspertët paraqiten si zgjidhje për një sërë problemesh të hasura në terren. I tillëështë zgjerimi i rrjetit të subjekteve që futen në procedurën e falimentit (me ligjin ekzistues ky rrjet është i ngushtë) duke përfshirë edhe familjet bujqësore, personat juridikë publikë, organizatat jofitimprurëse, por edhe njësitë vendore. Për këto të fundit propozohet që t’i nënshtrohen vetëm riorganizimit, por vetëm pasi të jetë marrë më parë leje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Drafti parashikon që procedurat shtrihen edhe në pasurinë e bashkëshortit/es.
Nga ana tjetër,procedura e falimentit nuk mund të hapet për subjektet që ushtrojnë veprimtari në sektorët me interes publik dhe të caktuar si strategjikë.
Drafti jep zgjidhje për të parandaluar edhe raste të abuzimit në falimentin. Sipas dokumentit, me marrjen e një kopjeje të vendimit të procedurës së falimentit, prokurori për të shmangur abuzimet i kërkon Administratorit të Falimentit të verifikojë transfertat dhe veprimet juridike që lidhen me pasuritë e debitorit dhepersonave të lidhur me të, të paktën tri vitet e fundit përpara aplikimit për hapjen e procedurës së falimentit.
Në ligjin ekzistues mungon rregullimi ligjor i procesit të ristrukturimit të borxhit, në draft zgjidhja parashtrohet duke i dhënë të drejtë debitorit që të kërkojë nga gjykata miratimin e marrëveshjes për ristrukturimin e borxhit, të arritur me pëlqimin e kreditorëve, të cilët zotërojnë shumicën e masës së kredive të tij. Ajo i komunikohet prokurorit.
Drafti i ri njeh edherastin e falimentit “të thjeshtuar” dhe për konsumatorët.
Sau përket procedurave, drafti parashikon kompetencë të posaçme për gjykatën e falimentit (çka nënkupton se nga trupi gjykues i shkallës së parë mund të përcakton një numër i kufizuar gjykatësish që do të trajtojnë vetëm çështje të falimentit, por kjo do të trajtohet edhe nga reforma në sistemin e drejtësisë), për gjykimin e çështjeve që lidhen me masën e falimentit.
Një pikë interesante është edhe ajo që sugjeron shfuqizimin e dispozitës (neni 104 i ligjit të Tatimeve krijon paralelizëm për rastine hapjes së procedurës së falimentit për subjektet me humbje)dhe parashikimin e hapjes së procedurës së falimentit nga organet tatimorekur rezulton me paaftësi paguese për një periudhë 3-vjeçare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.