Koeficienti i Zbritjes së TVSH – së

19/02/2020 5:32 PM 0 komente

Tatimet kanë publikuar material informues lidhur me koeficientin e zbritjes së Tvsh.

Nëse furnizimet e mallrave dhe shërbimeve përdoren nga një person i tatueshëm, si për kryerjen e transaksioneve të tatueshme që sjellin të drejtën e zbritjes së TVSH- së, ashtu edhe për transaksionet që nuk e sjellin të drejtën e zbritjes (transaksione te përjashtuara nga TVSH), atëherë vetëm pjesa e TVSH-së që lidhet përdorimin e furnizimeve për kategorinë e transaksioneve të tatueshme është e zbritshme.

Llogaritja e Koeficientit të zbritjes së pjesshme të TVSH-së Koeficienti i zbritjes së TVSH-së (Kz) llogaritet në përqindje nga raporti i mëposhtëm:  furnizime të tatueshme

Kz = _________x 100

furnizime të tatueshme + furnizime të përjashtuara

 

Qarkullimi që nuk merret parasysh

Për llogaritjen e koeficentit nuk merren parasysh vlerat e qarkullimit të realizuara nga furnizimet e mallrave kapitale, si dhe qarkullimi i realizuar gjatë vitit nga transaksione financiare dhe të pasurive të paluajtshme, si dhe nga transaksione të përcaktuara nga shkronja “b” deri në “e”, të nenit 53, të ligjit, nëse këto transaksione janë rastësore.

Koeficienti i zbritjes së TVSH-së, i aplikueshëm provizorisht për një vit, është koeficienti fillestar i zbritjes dhe ky koeficient llogaritet mbi bazën e transaksioneve të vitit të mëparshëm kalendarik.

 

Rregullimi i TVSH-së së zbritshme

 

Veprimet për llogaritjen e koeficientit të zbritjes së TVSH-së dhe rregullimi vjetor sipas nenit 73 të ligjit, pasqyrohen në kutinë përkatëse me emërtimin “Rregullime të TVSH-së së zbritshme “ të librit te blerjeve të periudhës kur bëhen llogaritjet (Janar), si dhe deklarohen në kutinë më të njëjtin emërtim në Deklaratën e TVSH-së të kësaj periudhe.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of