Koha për ndryshim? 6 tregues të qartë…

06/02/2020 1:35 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Herë pas here ndodh që dita e një punonjësi të rrjedhë ngadalë apo t’i mungojë motivimi dhe dëshira për të çuar deri në fund edhe detyrat më të thjeshta.

Në më të shumtën e rasteve, kjo gjendje është tregues i qartë se diçka nuk shkon siç duhet në jetën profesionale apo në jetën personale, ose të dyja bashkë – dhe përgjithësisht përkthehet në një nevojë të menjëhershme për ndryshim.

Por si mund ta kuptoni se kjo gjendje nuk është thjesht e përkohshme dhe se keni nevojë për një ndryshim radikal?
Më poshtë gjashtë sipërmarrës japin mendimin dhe këshillat e tyre që mund t’ju ndihmojnë për të ecur përpara në jetën tuaj.

Ndiheni shpesh i pamotivuar

Së pari ju duhet të kuptoni se sa shpesh ndodhin këto momente dhe nëse mungesa e motivimit është rezultat i faktit se nuk arrini të gjeni kënaqësinë në punën tuaj, thotë Nicole Munoz. Dhe nëse kjo ndodh disa herë në javë, ju duhet të shikoni më thellë se çfarë ndryshimesh keni nevojë të bëni. “Para se të braktisni anijen, flisni më parë me Burimet Njerëzore”.

Ndiheni të lodhur dhe të shqetësuar

“Gjendja shpirtërore dhe trupi juaj mund t’ju japin sinjale të forta kur jeni në krizë”, thotë Syed Balkhi, bashkëthemelues i WPBeginner. Nëse ka kaluar një kohë e gjatë që kur ju nuk ndiheni më i lumtur dhe ndiheni i lodhur dhe i shqetësuar, sigurisht që ka ardhur momenti për ndryshim, beson Balkhi.
Ai mendon se do të ishte vërtet e dobishme nëse gjatë kësaj periudhe do të kalonit kohë me njerëzit e dashur. “Kur ndiheni kështu, është një ide e mirë të kaloni kohë me miqtë e njerëzit e familjes. Në fund do të ndiheni më mirë”.

Ndiheni të bllokuar

Një shenjë e qartë se ndryshimi është i nevojshëm është se ndiheni i bllokuar në jetë dhe ëndërroni se si mund të jenë gjërat, në vend që të jeni të lumtur me gjërat që keni, mendon bashkëthemeluesi i WPForms, Jared Atchison.

“Shpesh ëndërroja me sy hapur sikur nisja një biznes timin dhe pikërisht në atë moment kuptova se kishte ardhur koha për ndryshim”. Sipas Atchison, çelësi është të veproni menjëherë kur shihni se diçka ju shqetëson. “Sa më shumë të qëndroni të bllokuar, më keq do të ndiheni për aq sa vazhdon kjo situatë. Sa më parë të përballeni, më mirë do të jeni”.

Ndiheni i frustruar

“Që të kuptoj nëse jam në krizë apo nëse kam nevojë për një ndryshim radikal, duhet të dëgjoj frustrimin tim” – thotë Rana Gujral, CEO e Behavioral Signals. Ai shpjegon ndryshimin duke theksuar se, kur ndodhet në një krizë, është i frustruar sepse ai dëshiron të dalë prej saj dhe të kthehet në punë, ndërsa kjo ndjesi është më e fortë kur është i nevojshëm një ndryshim i rëndësishëm”. “Nëse kam nevojë për një ndryshim, frustrimi lidhet me humbjen e gëzimit në atë që po bëj, ndërkohë që ndihem i bllokuar, një bllokim i pafundmë”.

Nuk ju intereson si më parë

Për shumë profesionistë, një tregues i nevojës për një ndryshim thelbësor është humbja e interesit për punën që po bëjnë. “Kur ka qenë hera e fundit kur ju prisnit me padurim të nisnit një ide apo projekt”. Nëse ka kaluar kohë, është momenti për të bërë një ndryshim” – këshillon Stephanie Wells, themeluese e Formidable Forms. “E bukura në jetë është të gjeni gjërat që ju pëlqejnë, dhe nëse keni humbur interesin, atëherë ka ardhur momenti për ndryshim”.

Keni humbur pasionin

“Ju e ndieni thellë brenda vetes kur e humbni pasionin” – thotë John Turner, themeluesi i SeedProd LLC. Humbja e pasionit është shpesh faza tjetër e menjëhershme pasi ju nuk ju intereson më ajo çfarë bëni. Për të kuptuar nëse keni humbur vërtet pasionin, çelësi është vetëreflektimi.

“A po kaloni një ditë të keqe apo kjo është diçka më e thellë”? Mendoni për pasionin tuaj për punën që po bëni dhe shihni nëse kjo dashuri po zvenitet – këshillon Turner. Nëse është kështu, ju duhet të rishikoni gjithçka dhe të gjeni një rrugë për të ndezur pasionin tuaj”.

*Young Entrepreneur Council
Burimi: INC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of