Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi inspektuan fillimin e pyllëzimit në luginën e Fanit (Reps) ku një njërën prej zonave më të degraduara nga erozioni ka filluar mbjellja e 1500 fidanëve të llojit akacie.
Ripyllëzimi dhe rehabilitimi vjen në kuadër të masave që Qeveria Shqiptare po ndërrmerr krahas moratoriumit 10- vjecar për ndalimin e shfrytëzimit të pyjeve.
Ministri i Mjedisit theksoi se rehablilitimi i sipërfaqeve të degraduara dhe ripyllëzimi do të vijojnë gjatë gjithë vitit në mbarë vendin si masa dhe investime paralele me Moratoriumin 10 – vjeçar të ndalimit të shfrytëzimit të pyjeve. Ministri Koka thkesoi se bëhet fjalë për një sensibilzim të politikës dhe të shoqërisë shqiptare që kjo masë drastike të jetë funksionale.
“Moratoriumi sigurisht që është një masë drastike, por prej viteve ‘45 Shqipëria ka pasur një disproporcion të shfrytëzimit të pyjeve. Dhe sot gjendemi në një situatë ku vendimi është një kosto por ajo që e veçon këtë qeveri dhe këtë parlament sot, është guximi dhe vizioni për të bërë këtë ndryshim dhe për të marrë vlerësim ndoshta jo sot, por të paktën pas 10 vitesh. Unë jam i bindur se që të mundemi të administrojmë këtë masë kaq drastike kërkohet pjesmarrje e të gjithë aktorëve dhe e të gjithë shoqërisë shqiptare. Shpreh besimin se do të jetë një masë e cila do të përkrahet nga pjesa e më e madhe e shoqërisë shqiptare dhe do të japë efekt shumë të frytshëm duke i konsideruar pyjet si një nga asetet më të rëndësishme ekonomike të Shqipërisë ” – tha Ministri Koka
Në fjalën e tij Zv/Kryeministri Niko Peleshi u shpreh se qeveria shqiptare ka vendosur të përmbysë qasjen ndaj mjedisit duke investuar tek shkaqet. “Ka pasur një keqmenaxhim të pyjeve gjë që e ka detyruar Ministrinë e Mjedisit dhe Qeverinë Shqiptare të ndërmarrë masën drastike të moratoriumit. Moratoriumi do të shoqërohet me sanksione shumë të forta për ata që do të guxojnë që ta shkelin atë. Ndërkohë kemi shtuar forcat duke decentralizuar kompetencën edhe tek pushteti vendor. Kështu që nga njëra anë në menaxhimin e pushtetit vendor dhe nga ana tjetër nën inspektimin e kontrollin e Inspektoriatit të Pyjeve do të mund të vendosim një regjim të ri për pyjet . Natyrisht që do të lejohen bashkitë të shfrytëzojnë pyjet vetëm për nevojat e ngrohjes” – tha Zv/Kryeministri Peleshi.
Zona ku ka nisur ripyllëzimi ndodhet në një pjesë të pellgut ujëmbledhës të lumit Fan, dhe karakterizohet nga pyje të degraduara në masën 70% nga prerjet ilegale dhe shfrytëzimet pa kriter. Dëmtimi i pyjeve ka sjellë erozion sipërfaqësor dhe të rëndë ndërsa aluvionet që depozitohen në shtratin e lumit janë një shkak për përmbytje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.