Në një takim me grupet e interesit për monitorimin e gjuetisë së paligjshme, ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha se, ata janë duke hartuar një plan kombëtar të gjuetisë.
Sipas ministrit Koka, po punohet për inventarizim të faunës së egër. “Ne duam të shohim rezultate. Po hartojmë një plan kombëtar të gjuetisë”, – u shpreh ministri.
Më tej ministri Koka shtoi se në kuadër të marrjes së këtyre masave për shmangien e gjuetisë së paligjshme, janë zhvilluar takime dhe me përfaqësi të qytetarëve. Të pranishëm në takimin e sotëm janë përfaqësues të AKM, Federatave të Gjuetarëve, OJF-ve, fakulteteve si dhe përfaqësuesve nga subjektet e gjuetisë turistike, për të trajtuar çështje në funksion të moratoriumit dhe ligjit për gjuetinë.
Shekulli
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.