131 skateboard me përmasa reale do të shiten ditën e sotme në një ankand në Bonhamas të Londrës.
Impresionues është fakti se secila prej tyre është pikturuar më të njëjtin kujdes dhe me të njejtën saktësi, sikur të ishin vërtet telajo.
Ky koleksion dominohet kryesisht nga punët e disa prej artistëve më të njohur kontemporanë të tillë si: Gilbert & George, vëllezërit Chapman, Urs Fischer, Cindy Sherman, Nan Goldin dhe Mike Kelley.
Disa prej imazheve kryesore që u pikuruan në këto skateboard ishin personazhë të njohur filamsh apo serialesh, të tillë si Bruce Lee, Marvin Gaye, Harmony Korine, Wu-Tang Clan, The Godfather, Scarface dhe The Cat in the Hat. Të gjitha këto skateboard të cilat tashmë konsiderohen si vepra arti, janë prezantuar në Bonhams të Londrës nën brandin e kompanisë Supreme dhe ato janë vepra të periudhave të ndryshme, duke filluar nga viti 2011 e deri në 2019.
Vlera fillestare e këtij koleksioni është 125,000 dollarë amerikanë, dhe ankandi i tij do të hapet ditën e sotme në orën 16:00.
Një vlerë e tillë tregon se sa shumë vlerësohet një koleksion i tillë nga koleksionistët. Por kjo nuk është shuma më e lartë e një koleksioni skateboard-ësh, sepse në fillim të këtij viti, kompania Supreme i shiti një koleksionisti në Vncouver, një set prej 248 skateboard kundrejt vlerës prej 800,000 dollarëshësh.