Kombet e Bashkuara: Ballkani (dhe Shqipëria) do përfitojnë nga krijimi i vendeve të punës në zhvillimin e erës dhe hidrocentraleve

25/04/2016 8:55 AM 0 komente

Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Punës, “Ujë dhe punë 2016”, tregohet se punësimi në sektorin e shërbimeve (që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ujin) u rrit me 50% në mes të 2000 dhe 2014.

Punët e varura nga prania e ujit i referohen vendeve të punës direkte në sektorë ekonomik që kanë një varësi mesatare nga uji.

Sipas raportit, Shqipëria, sikurse edhe shtetet e tjera të Europës Juglindore dhe asaj Perëndimore, kanë parë një trend në rritje sa i përket investimeve në funksion të menaxhimit të ujit dhe të shërbimeve infrastrukturore. Nga ana tjetër, në vendet kandidate për pranim në BE, sikurse vendi ynë, është kërkuar edhe implementimi i Direktivës Urbane të Harxhimit të Ujit, si kusht i domosdoshëm.

Por, citon raporti, është vënë re një potencial i pazhvilluar për energji nga uji dhe të tjera të rinovueshme, sidomos në Europën Jugperëndimore.

Duke pasur parasysh se shumë burime të rinovueshme janë të përhershme, një nevojë korresponduese për ruajtjen e tyre ofron mundësi të reja të punës. Bazuar në modelimin e tregjeve të ngrohjes dhe energjisë elektrike, Komuniteti i Energjisë ka vlerësuar kostot dhe pasojat e tjera në objektivat e 2020 për Energjinë e Ripërtëritshme për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën.

Përfitimet e mundshme të punësimit në këto shtete, janë parashikuar kryesisht në sektorin e energjisë elektrike, në mes 10,000 dhe 22,000 vende pune të tjera me kohë të plotë. Në mënyrë domethënëse, më shumë vende pune do të krijohen në një skenar që përfshin zhvillimin e erës dhe hidrocentraleve, citon raporti.

tabela UN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of