Komsionieri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Johannes Hahn pas takimit me Kryeministrin Edi Rama vuri theksin tek çështjet që duhet të ndjekë me kujdes Shqipëria në kuadër të synimit të hapjes së negociatave. Sipas tij është bërë progres në disa aspekte por sfidë mbetet përballja me disa deficite në reputacionin që veni ynë ka në skenën europiane dhe të cilat duhet të ndryshohen. Ai nënvizoi se procesi i Vettingut është i një rëndësie të veçantë dhe rezultatet e para konkrete priten në fillim të vitit tjetër.
Deklarata e Hahn
“Kur flasim për gjithë procesin e negociatave, çdo gjë që bazohet tek merita. Ne mbështetemi tek faktet dhe jo në thashetheme dhe aludime. Pra vlerësimi ynë bazohet tek faktet. Kemi në fakt diçka për të treguar sot, një histori të re sa i përket luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës apo uljes së numrit të azilkërkuesve në BE. Kjo është një arritje tjetër. Duhet të ndryshohen disa deficite në reputacion dhe nuk duhet të shpërfillen, duhet të përballemi me to. Duhet të kemi synime për 2018 dhe duke u bazuar tek fjalimi i Presidentit Junker për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të nxjerrim një strategji për Ballkanin perëndimor në muajin shkurt dhe raportet përkatëse për secilën vend. Pas 15 vitesh, vitin tjetër do të ketë një edhe një samit të Ballkanit Perëndimor që do pritet nga Presidenca bullgare në maj të 2018. Kjo demonstron angazhimin e BE për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen eurpiane. Mendoj që do të jetë një kohë e mirë, një dritare mundësish dhe ne mund të punoje jo vetëm për rezultate konkrete por edhe për çeljen e negociatave. Një nga rezultatet e para është procesi i Vettingut që sapo ka nisur dhe duhet të shohim në fillim të vitit
Po kështu kemi të bëjë me ecurinë e 5 prioriteteve kyçe. Duhet të konsolidoni arritjet e bëra deri më tani dhe të ecni para në këto fusha. Janë në rrugën e duhur këto dhe është diçka që dua ta theksoj, që në vlerësimin tonë, Shqipëria është në rrugëtimin e duhur dhe aspirata europiane duhet të jetë një objektiv kombëtar që mbështetet nga të gjithë forcat, gjithë elementet pjesë të shoqërisë.
Rama për ish-kryeministrin kroat
Kryeministri Edi Rama ju përgjigj interesit të medias lidhur me faktin nëse këshilltar i tij është ish-kryeministri i Kroacisë, vendit të fundit të anëtarësuar në Bashkimin Europian. Rama nuk e ka mohuar këtë pjesë duke zgjedhur një përgjigje diplomatike për marrëdhënien e tij me Zoran Milanovic. “Zoran është një mik i madh i kam kërkuar këshillim kur ka qenë kryeministër dhe do ti këkroj këshillë sa herë ta takoj. Këshillat e tij nuk janë asnjëherë vonë” tha Kryeministri. Zoran Milanovic ka qenë kryeministër i Kroacisë përgjatë viteve 2011-2016.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.