Komisioni Europian ka rekomanduar sërish sot hapjen e negociatave për Shqipërinë, vendimi final për të cilën pritet që të merret nga Parlamenti Europian në fund të muajit qershor.
Të njëjtin rekomandim KE dha edhe për Maqedoninë e Veriut.
Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn tha në një deklaratë se të dyja vendet kanë bërë progres. “Shqipëria ka avancuar me reformën në drejtësi. Shqipëria ka bërë një rivleresim të paprecendetë të gjykatësve dhe prokurorëve. Jam i kënaqur për Shqipërinë për reformën në drejtësi dhe në lidhje se si Maqedonia e Veriut zgjidhi çështjen e emrit”
Ai shtoi se Ballkani Perëndimor duhet të bëjë më shumë progres në pajtim, fqinjësi të mirë në mënyrë që të ketë stabilitet. “Ka sfida kryesore siç është ekonomia, ka ende vështirësi, duhet zgjidhur çështja e papaunësisë, emigracioni i lartë, standardet e jetesës. Është me rëndësi të sigurojnë që çdo aktivitet i huaj të garantojë standardet e BE”, shtoi ai.
“Zbatimi i ligjit dhe stabiliteti mbeten disa nga pikat që duhet të zbatojnë këto vende. Sfida e 3 për këto vende është ekonomia. Vendet duhet të zbatojnë reforma në sajë të përmirësimit të ekonomisë. BE është partneri ynë kryesor por duhen marrë në konsideratë edhe investimet e Kinës.
Shqipëria është duke bërë reforma, transformim të rëndësishëm në fushën e drejtësisë. Ky është një shembull edhe për vendet e tjera. Të dyja vendet kanë bërë progrese”, tha ai.
Komisioni Europian ka rekomanduar dhe në 2017 dhe 2018 hapjen e hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë derisa të dakordësohen qeveritë e të gjitha vendeve anëtare, në formën e një vendimi unanim të marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian, që pritet të merren në qershor. Deri tani, skeptike për zgjerimin e BE-së janë Franca, Holanda dhe belgjikë, sipas një artikulli të “Deutsche Welle”, i cili shkruante dje se sa i përket çeljes së negociatave për Shqipërinë situata nuk ka ndryshuar me Francën si një kundërshtare me peshë e çeljes së negociatave, e përkrahur nga vende si Holanda dhe Belgjika.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.