Komisioni Europian: Rreziqet për ekonominë europiane janë shtuar

24/01/2020 10:02 PM 0 komente

Ekonomia europiane është tani në vitin e saj të shtatë të rritjes së vazhdueshme dhe parashikohet të vazhdojë të zgjerohet edhe në vitin 2020 dhe 2021. Tregjet e punës mbeten të forta dhe papunësia vazhdon të bjerë. Sidoqoftë, mjedisi i jashtëm është bërë shumë më pak mbështetës dhe pasiguria po rritet shumë, sipas Komisionit Europian.

Kjo po ndikon veçanërisht në sektorin e prodhimit, i cili gjithashtu po përjeton ndryshime strukturore. Si rezultat, ekonomia europiane duket se po shkon drejt një periudhe të zgjatur të një zhvillimi më të ndrydhur dhe inflacioni të heshtur.

Produkti i brendshëm bruto i Eurozonës (PBB-ja) parashikohet të zgjerohet me 1.1% në 2019 dhe me 1.2% në vitin 2020 dhe 2021. Në krahasim me Parashikimin Ekonomik të Verës 2019 (botuar në korrik), parashikimi i rritjes është ulur me 0.1 pikë përqindje në vitin 2019 (nga 1.2%) dhe 0.2 pikë përqindje në vitin 2020 (nga 1.4%). Për BE-në në tërësi, PBB-ja parashikohet të rritet me 1.4% në vitin 2019, 2020 dhe 2021. Parashikimi për vitin 2020 gjithashtu u rishikua duke shënuar rënie në krahasim me parashikimin e verës, ku u mendua se ai do të rritej me 1.6%.

Valdis Dombrovskis, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian për Euron dhe Dialogun Social, gjithashtu në krye të Unionit për Stabilitetin Financiar, Shërbimeve Financiare dhe Unionin e Tregjeve të Kapitalit, tha: “Deri më tani, ekonomia europiane ka treguar rezistencë në mes të një ambienti të jashtëm aspak mbështetës: rritja ekonomike ka vazhduar, hapja e vendeve të reja të punës ka qenë e qëndrueshme, dhe kërkesa e brendshme e lartë.

Sidoqoftë, ne mund të përballemi me situata akoma edhe më të vështira se kjo: një periudhe të lartë pasigurie lidhur me konfliktet tregtare, rritjen e tensioneve gjeopolitike, dobësive të vazhdueshme në sektorin e prodhimit dhe Brexit. I bëj thirrje të gjitha vendeve të BE-së me nivele të larta të borxhit publik të ndjekin politika të kujdesshme fiskale, duke u munduar të ulin nivelin e tyre të borxhit. Nga ana tjetër, ato shtete anëtare që kanë hapësirë ​​fiskale duhet ta përdorin atë në këtë moment.”

Pierre Moscovici, Komisioneri për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Taksat dhe Doganat, tha: “Të gjitha ekonomitë e BE-së pritet të vazhdojnë të zgjerohen gjatë dy viteve të ardhshme, pavarësisht pengesave gjithnjë e më të forta.

Bazat e ekonomisë së BE-së janë të forta: pas gjashtë vitesh rritjeje, papunësia në BE është në nivelin më të ulët dhe deficiti i përgjithshëm nën 1% të PBB-së. Por rruga përpara e mbushur plot me sfida nuk lë aspak hapësirë për t’u ndjerë të gëzuar dhe optimistë. Të gjitha mekanizmat politike do të duhet të përdoren për të forcuar rezistencën e Europës dhe për mbështetur rritjen.”

 

Tregjet e punës duhet të mbeten të shëndosha megjithëse përmirësimet do të ngadalësohen

Krijimi i vendeve të punës në BE ka provuar të jetë çuditërisht elastik. Kjo pjesërisht sepse zhvillimet ekonomike marrin zakonisht pak kohë për të ndikuar në vendet e punës, por edhe për shkak të zhvendosjes së punësimit drejt sektorëve të shërbimeve.

Punësimi është në një nivel të lartë dhe papunësia në BE është në nivelin më të ulët që nga fillimi i shekullit. Edhe pse krijimi i vendeve të punës ka të ngjarë të ngadalësohet, shkalla e papunësisë në zonën e euros pritet të vazhdojë të ulet nga 7.6% vitin e kaluar në 7.4% në vitin 2020 dhe 7.3% në 2021. Në BE, shkalla e papunësisë parashikohet të bjerë në 6.3 % këtë vit dhe të qëndrojë në 6.2% në vitin 2020 dhe 2021.

 

Nivelet e borxhit publik do të bien për vitin e pestë radhazi; deficitet do të rriten pak

Financat publike të Europës do të vazhdojnë të përfitojnë nga normat shumë të ulëta të interesit për shkak të borxhit të papaguar. Pavarësisht rritjes së ulët të PBB-së, raporti i borxhit publik të përgjithshëm i zonës së euros-ndaj PBB-së parashikohet të vazhdojë të bjerë për vitin e pestë radhazi në 86.4% në 2019, 85.1% në vitin 2020 dhe 84.1% në 2021. Të njëjtët faktorë janë të vlefshëm për BE, ku raporti i borxhit publik ndaj PBB-së parashikohet të bjerë në 80.6% në 2019 në 79.4% në vitin 2020 dhe 78.4% në 2021.

Në të kundërt, bilancet e qeverisë pritet të përkeqësohen për shkak të ndikimit të ulët të rritjes dhe politikave fiskale më lehtësuese të disa shteteve anëtare. Deficiti i përgjithshëm i zonës së euros parashikohet të rritet nga një rekord i ulët prej  0,5% të PBB-së në 2018 në 0.8% në 2019, 0.9% në vitin 2020 dhe 1.0% në 2021, duke supozuar që politikat të mos ndryshojnë.

Sidoqoftë, qëndrimi i përgjithshëm fiskal i zonës së euros, d.m.th. ndryshimi i përgjithshëm i bilancit strukturor të buxhetit të 19 shteteve anëtare të zonës euro, pritet të mbetet gjerësisht neutral. Në BE, deficiti i përgjithshëm pritet të rritet, nga 0.7% e PBB-së në 2018 në 0.9% në 2019, 1.1% në vitin 2020 dhe 1.2% në 2021.

 

Risqet ndaj perspektivës mbeten kryesisht negative

Një sërë risqesh mund të ndikojnë në një rritje më të ulët sesa është parashikuar. Një përshkallëzim i mëtejshëm i pasigurive ose një rritje e tensioneve tregtare dhe gjeopolitike mund të zvogëlojë rritjen, ashtu si edhe një ngadalësim më i mprehtë nga sa pritej në Kinë për shkak të efekteve më të dobëta të masave të politikës të miratuara deri më tani. Më afër BE-së, risqet përfshijnë një Brexit të çrregullt dhe mundësinë që dobësitë në sektorin e prodhimit mund të kenë një efekt më të madh në sektorët e orientuar në ekonominë vendase.

Duke parë anën pozitive, një lehtësim i tensioneve tregtare, një rritje më e qëndrueshme në Kinë dhe tensione më të ulëta gjeopolitike, do të mbështesin rritjen. Në zonën e euros, rritja do të ishte më e lartë, nëse shtetet anëtare me hapësirë ​​fiskale do të zgjidhnin të mbanin qëndrime më të zgjeruara sesa parashikohej të politikës fiskale. Megjithatë, në përgjithësi, bilanci i risqeve mbetet i lartë.

 

Komisioni i BE-së parashikon rritje prej 2.3% për Greqinë në vitin 2020

Ekonomia greke pritet të rritet me 1.8 për qind në 2019 dhe 2.3 për qind në vitin 2020, tha Komisioni Europian në parashikimet e tij të vjeshtës. Organi ekzekutiv i BE-së tha se pritet që PBB-ja greke të rritet me 2.3 për qind në vitin 2020 dhe me 2.0 për qind në 2021, shifra që nuk përmbushin pritshmëritë e qeverisë së re greke.

Sipas këtyre parashikimeve, shkalla mesatare e rritjes në Bashkimin Evropian do të jetë në tërësi 1.4 për qind, me Italinë në vlerën më të ulëtën (0.4%) dhe ajo në ishull e vogël të Maltës me vlerën më të lartën (4.2%).

Komisioni parashikon një rënie të shkallës së papunësisë në Greqi në 17.3 për qind në vitin 2019, në 15.4% në vitin 2020 dhe në 14% në 2021. Komisioni parashikon një rritje të qëndrueshme të numrit të qytetarëve që janë të punësuar nga 2.2 për qind në 2019 dhe 2020 dhe 1.4% në 2021.

Gjithashtu parashikimi i publikuar nga BE sugjeron që suficiti përgjithshëm i qeverisë së Greqisë parashikohet të arrijë 1.3% të PBB-së në 2019, 1.0% në vitin 2020 dhe 1.1% në 2021, ndërsa borxhi publik i vendit parashikohet të arrijë në 175.2% të PBB-së në 2019.

Borxhi i Greqisë pritet të bjerë në 169.3 për qind në vitin 2020 dhe 163.1 për qind të PBB-së në 2021. Shkalla e inflacionit vjetor të vendit pritet të arrijë 0.5% në 2019, 0.6% në vitin 2020 dhe 0.9% në 2021, ndërsa investimet pritet të kenë një rritje mbresëlënëse në 2019 në 10.1%, 12.5% ​​në vitin 2020 dhe 8.1% në 2021.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of