Komisioni për Ekonominë dhe Financat njoftoi se zhvilloi mbledhjen e sotme per votimin e projektvendimit “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”.
Kryetarja e komisionit znj. Milva Ekonomi e hodhi këtë projektvendim në votim, ku u miratua nga anëtarët e komisiont kandidatura e znj. Elsa Dhuli. Kjo kandidaturë do votohet në seancë plenare.
Znj Elsa Dhuli është aktualisht Drejtor në Detyrë i INSTAT, që prej largimit të znj.Delina Ibrahimaj, e cila mëse një vit më parë u emërua drejtoreshë e përgjithshme e tatimeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.