Komiteti i ekspertëve të Covid-19 paralajmëron futjen e Prishtinës në karantinë

05/11/2020 3:30 PM 0 komente

Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19 do të mbajë sot takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona. Është paralajmëruar futja e Prishtinës në karantinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 661 raste të reja dhe kanë vdekur 6 pacientë.

Komuna me më së shumti raste edhe sot është Prishtina, e cila në 24 orët e fundit ka shënuar 324 raste të reja me koronavirus.

E numri i larti i rasteve me Covid-19, duket se ka shtyrë institucionet që të marrë masa ndaj kryeqytetit.

Është paralajmëruar se pak orë më vonë do të merret vendim për futjen e Prishtinës në izolim.

Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19 do të mbajë  takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona.

Në këtë takim pritet të merren edhe disa vendime të tjera përmes së cilave vendi synon ta ndalojë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Takimi i komitetit do të fillojë në orës 16:30 në ambientet e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dal kundër paralajmërimeve se kryeqyteti mund të futet në karantinë si pasojë e numrit të madh të rasteve me COVID-19.

Ahmeti futja vetën e Prishtinës në karantinë është e kot, ndërsa ka thënë se përqindja e të infektuarve dhe testimeve është e njejt në gjithë Kosovën.

“Futja veç e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive për çdo ditë, del se përqindja është e njëjtë si më Prishtinë si në krejt Kosovën”, ka shkruar Ahmeti.

Në 24 orët e fundit në Kosovë,  janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja – që përbëjnë shifrën më të lartë të infektimeve brenda një dite në Kosovë që prej fillimit të pandemisë – dalin pas testimit të 1,617 mostrave.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 22,206. Prej tyre, 720 pacientë kanë vdekur dhe 15,921 janë shëruar. Ndërkaq, raste aktive janë 5,565.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of