Komitetit Teknik i Ekspertëve gjatë deklaratës së ditës së sotme, ka pohuar se cikli parauniversitar do të kthehen në klasa dhe të mos e zhvillojnë mësimin në mënyrë të alternuar.
“Duke peshuar masat që kemi marrë, Komiteti Teknik mendon që të propozojë ministrisë të arsimit, që të kalojë atë parauniversitar në kombinuar, në kthimin në klasë, duke ndjekur në mënyrë rigoroze masat. Duhet të respektojmë distancimin fizik. Vetëm me këto masa, me këtë ritëm, edhe me shtimin e vaksinimit, do të mundim të kemi një kontroll të mirë mbi pandeminë. Një rritje të ekonomikë dhe realizim të mirë të aktiviteteve të turizmit”, tha zv ministraj e shendetesise, Mira Rakacolli
Komiteti tha se ndonëse situata me pandeminë e Covid 19 është drejt përmirësimit, dhe ritmet e vaksinimit janë ndër më të lartat në rajon, sërish nuk duhet ulur vëmendje, pasi më e keqja nuk ka kaluar.
“Komiteti Teknik ka arritur në konkluzionin që situata është e qëndrueshme, por ka një rritje të lehtë të shtrimeve në spitale dhe thirrjeve të 127. Shpresoj që kjo situatë të mos rëndohet. Janë vaksinuar me dy doza, personeli mjekësor, një pjesë e mirë e arsimtarëve kanë përfunduar dozën e parë, po vijon dhe vaksinimi për kategoritë e tjera. Jemi nga vendet e para për ritmin”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.