Të gjitha masat e marra për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vend do të vijojnë të mbeten në fuqi për një kohë të pacaktuar.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli deklaroi se masat do të jenë në fuqi pa afat, në varësi të analizës së situatës.
“Komiteti i Ekspertëve bëri një analizë të thelluar dhe vendosi që të gjitha masat e marra deri më tani do të vijojnë të qëndrojnë në fuqi pa afat. Pra do të jenë aktive masat:
-Ndalohet grumbullimi i mbi 10 personave në vende të hapura dhe të mbyllura, si dhe mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festasve, martesave dhe ato mortore
-Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery).
-Do të vijojë punën nga shtëpi administratën publike (sipas specifikes së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.
-Universitetet do të vijojnë mësimin në distancë, online
-Shkollat do të aplikojnë mësimin alternativë”.
Tirana dhe Gjirokastra janë dy qarqet me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara.
Vendi sërish po vijon me intensitet të lartë hasjes së covid-19
Incidenca dyjavore është e rasteve të konfirmuara është përsëri e lartë. Nga niveli 254 për 100 mijë banorë në nivelin e 347 raste për 100 mijë banorë
Vetëm javën e fundit kemi një tendencë në ulje e rasteve pozitive, pra 1.2 herë më ulët në javën e 48 krahasuar me javën e 47.
Qarku që mban peshën më të madhe të rasteve të konfirmuara mbetet Tirana, e ndjekur më pas nga Gjirokastra dhe qarku i Lezhës, Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, Eugena Tomini.
Pyetje: A është e vërtete që Komiteti i ka sugjeruar kryeministrit një mbyllje?
Komiteti i Ekspertëve në asnjë moment nuk e ka shtruar këtë sugjerim
Pyetje: A do të kemi mbyllje në fundjavë apo reduktim të orarit të lëvizjes së qytetarëve?
Në vendimin e sotëm nuk është përmendur kjo. Në vendimi e sotëm mbeten këto që thamë. Nëse do të kemi një rëndim të situatës, masat mund të jenë këto, por edhe të tjera. Por kjo masë nuk është diskutuar dhe në situatën ku jemi nuk është as e justifikuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.