Kompania amerikane Hill International, pjesë e projektit TAP

14/04/2016 9:00 AM 0 komente

Firma e njohur e ndërtimit amerikane Hill International ka fituar një kontratë nga TechnipetrolHellas.a, filial ky i kompanisëTechnipS.a, për të mundësuar mbështetjen e një projekti menaxhimi në ndërtimin e gazsjellësit TAP.

“Ne mendojmë se përfshirja jonë në këtë projekt, që do të japë një ndikim të madh në mundësimin e gazit në Europën Jugore, ka rëndësi të madhe”- ka thënë Raouf S. Ghali, shef i zyrës operative të kompanisë Hill’s.

Kjo kompani amerikane, me 100 zyra në të gjithë botën, do të asistojë Technip në këtë projekt, sa i përket menaxhimit dhe përpilimit të programit për të gjithë zinxhirin e ndërtimit, transportimit, mjedisit, energjisë etj.

Gazsjellësi prej 870 km, që do të lidhë fushën e Shah Deniz në Azerbajxhan me Italinë, me kalimin në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri në detin Adriatik, është projekti më i madh që do t’i mundësojë qytetarëve në të gjithë Europën furnizimin stabël me gaz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of