Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se në bazë të të dhënave të regjistruara nga Sektori i të Drejtave të Pasagjerëve në Autoritetin e Aviacionit Civil, për periudhën Shtator – Tetor 2019 rezulton se performanca e disa kompanive ajrore për sa i përket vonesave, anulimeve ka qenë si më poshtë:
✈ ERNEST SPA gjatë muajve Shtator-Tetor 2019 ka pësuar 26 vonesa në mbi 2 orë dhe 2 anulime. Vlen për tu theksuar fakti, se kompania Ernest Airlines ka numrin më të madh të vonesave për muajin Tetor 2019, për shkak të defekteve teknike të ndodhura (AOG) të avionit dhe për arsye operacionale (vonesa në ardhje nga fluturimet e tjera.
✈ ADRIA AIRWAYS gjatë muajit Shtator 2019 rezultoi me 21 anullime kjo për shkak të falimentit të shpallur të kësaj kompanie në muajin Shtator 2019.
✈ BLUE PANORAMA për muajin Tetor 2019 ka vetëm 1 vonesë në mbi 2 orë për shkak të grevës së kontrollorëve në aeroportet e Italisë.
✈ WIZZ AIR gjatë muajve Shtator-Tetor 2019 rezulton me 5 vonesa në mbi 2 orë.
✈ ALBAWINGS gjatë muajve Shtator-Tetor 2019 rezulton me 3 vonesa në mbi 2 orë.
✈ LUFTHANSA gjatë muajve Shtator-Tetor 2019 rezulton me 2 vonesa në mbi 2 orë dhe 2 anullime.
✈ BRITISH AIRWAYS përgjatë muajve Shtator- Tetor 2019 rezulton me 1 vonesë në mbi 2 orë dhe 3 anullime.
✈ AUSTRIAN AIRLINES përgjatë muajit Shtator 2019 rezulton me 2 vonesa në mbi 2 orë.
✈ ALITALIA përgjatë muajit Tetor 2019 rezulton me 1 anullim për shkak të grevës së kontrollorëve në aeroportet e Italisë
✈ TRANSAVIA përgjatë muajit Shtator 2019 rezulton me 2 vonesa në mbi 2 orë.
Si të ankoheni
AAC i bën thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë plotësuar formularët e ankimimit dhe ka kaluar afati prej 6 javësh, që të rikontaktojnë përsëri kompanitë ajrore që kanë patur fluturimin për tu njohur me statusin e fluturimit të tyre. Në rast se kompania nuk i kthen asnjë përgjigje, atëherë të kontaktojnë me sektorin e të Drejtave të Pasagjerit të AAC-së në numrat e telefonit: ☏ +355
42 381 959 / +355 44 539 959 ose me email tek: [email protected] dhe do të marrin asistencën e nevojshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.