Kompanitë amerikane në Gjermani theksojnë riskun e biznesit

10/04/2012 2:44 PM 0 komente

Klima e biznesit për kompanitë e Amerikës së Veriut në Gjermani mbetet e favorshme, ka thënë Dhoma Amerikane e Tregtisë në një vëzhgim të fundit.

Por, sipas saj, Gjermania duhet të bëjë më shumë për të tërhequr investimet.

Kompanitë amerikane që operojnë në Gjermani thanë se në vitin 2011, ekonomia më e madhe e Europës mbeti e besueshme dhe e qëndrueshme për aktivitetet sipërmarrëse,

edhe pse të ardhurat nuk u rritën aq sa një vit më parë.

Sipas barometrit të fundit të biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Gjermani,

274 kompanitë amerikane të anketuara kanë theksuar veçanërisht nivelin e kualifikuar të punonjësve gjermanë, madhësinë e tregut gjerman dhe nivelin e lartë të infrastrukturës.

“Gjermania është tregu më i madh në Europë”, tha presidenti i Amcham, Fred Irwin, në Berlin. Por ai shtoi se, “nëse shikojmë në të ardhmen, janë një numër rreziqesh, të cilat mund të prekin kompanitë gjermane”.

Mes rreziqeve të përmendura është trajtimi i kufizuar i kompanive në Gjermani, me vazhdimin e krizës në Eurozonë. Amerikanët ndiejnë edhe nivel të lartë të burokracisë në Gjermani.

Por a përbëjnë tregjet në zhvillim një kërcënim?! Kompanitë e huaja në Gjermani janë optimiste për pritshmëritë e 2012-s, ku 81% e të pyeturve presin të ardhura më të mëdha nga aktiviteti i tyre.

Por ata kanë theksuar se qeveria në Berlin duhet të bëjë më shumë për të tërhequr investimet e huaja. “Disa kompani amerikane kanë mungesë vizioni për të ardhmen në Gjermani”,

tha Martin Wittig, ekspert konsulence. Sipas tij, “ata shohin se dëshira për të provuar gjëra të reja dhe gatishmëria për të marrë përsipër rreziqe mund të mungojë ndonjëherë”.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of