Sipas sondazhit online nga Dhoma Bullgare e Tregtisë, 79% e kompanive në vend raportojnë përkeqësim të treguesve ekonomikë.
Rreth gjysma (50.6%) parashikojnë se do të jenë në gjendje të rimëkëmbin gjendjen ekonomike deri në fund të vitit 2022.
Përqindja më e madhe e pjesëmarrësve (28.6%) është nga sektori i hotelerisë, restoranteve dhe agjencive të udhëtimit. Pak më shumë se 18% e kompanive të anketuara parashikojnë se do të rimëkëmben deri në fund të këtij viti. 26.1% parashikojnë një afat më të largët kohor (pas vitit 2022) të rimëkëmbjes nga kriza, dhe 0.4% deklarojnë se i kanë ndërprerë veprimtaritë, sepse nuk do të arrijnë të rimëkëmben më.
74% e të gjithë të anketuarve varen nga masat për mbështetjen e punësimit, dhe 68% kanë nevojë për mbështetje të likuiditetit, për 12 muaj (47.3%), për 6 muaj (14.9%), për 3 muaj (2.9%) ose për një periudhë më të gjatë se një vit (1.7%).