Kompanitë e Eurozonës përdorën kredinë bankare në qershor edhe kur ekonomia u rihap

27/07/2020 3:25 PM 0 komente

Kompanitë e Eurozonës vazhduan të përdorin kredinë bankare me një ritëm të shpejtë edhe në qershor, edhe kur ekonomia u rihap pas tre muajsh mbyllje për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore Europiane.

Huadhënia për korporatat jo-financiare në Eurozonë u rrit me 7.1 për qind në qershor krahasuar më të njëjtin muaj një vit më parë.

Krahasuar me muajin e mëparshëm, diferenca ishte e vogël, ku në muajin maj u regjistrua një huadhenie pre 7.3 për qind, rritja më e madhe që nga fillimi i vitit 2009.

Rritja e huadhënies për individët (familjarë) ishte në nivele të qëndrueshme, në 3 për qind për të tretin muaj radhazi./Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of